Farmaci

dhj162020

Covid-19. AIFA përditëson informacionin mbi barnat që mund të përdoren

AIFA përditëson në mënyrë periodike informacionin mbi barnat që mund të përdoren, jashtë studimeve klinike, për pacientët me Covid-19, edhe pa pasur një indikacion specifik për këtë sëmundje. Skedat, të përditësuara vazhdimisht në bazë të studimeve më të fundit klinike, raportojnë informacionin e nevojshëm për efikasitetin dhe sigurinë, ndërveprimet dhe metodat e përdorimit. Sipas dokumenteve, sa iu përket pacientëve të shtruar në spital, standardi i terapisë, aktualisht, përfaqësohet nga kortikosteroidet dhe heparina.

 

Kortizoni dhe heparinat, standardi i kujdesit

Deksametazoni konsiderohet i vetmi trajtim medikamentoz me efikasitet të provuar në rënien e vdekshmërisë dhe është aprovuar nga EMA për përdorim te të rriturit dhe adoleshentët që kërkojnë terapi standarde me oksigjen ose ventilim mekanik. Sidoqoftë, përfitimi klinik ishte i dukshëm edhe me kortikosteroidet e tjera. Nga ana tjetër, heparina mund të përdoret për qëllime profilaktike, me doza të përdorura normalisht, te pacientët me infeksion respirator akut dhe lëvizshmëri të reduktuar nëse nuk ka kundërindikacione dhe kjo vlen edhe për pacientët në shtëpitë e të moshuarve. Përdorimi në doza të mesme ose të larta, nga ana tjetër, mund të merret në konsideratë në raste të rënda të Covid-19 duke vlerësuar marrëdhënien midis përfitimeve dhe rreziqeve për secilin individ dhe duke marrë parasysh veçanërisht praninë e niveleve të D-dimerit 4-6 herë më të larta se norma ose një rezultat SIC më të madh ose të barabartë me 4, ferritina më e madhe se 1000 mcg/L, ose indeksi i masës trupore më i madh se 30.

 

Antimikrobikët, imunomodifikuesit dhe hidroksiklorokina

Remdesiviri, i aprovuar nga EMA për trajtimin e të rriturve dhe adoleshentëve me pneumoni që kërkon terapi shtesë me oksigjen, nuk mund të konsiderohet ende një standard i kujdesit, pasi nuk është kuptuar mirë përfitimi klinik dhe AIFA e merr në konsideratë përdorimin e tij vetëm në raste të zgjedhura. Trajtime të tjera, të tilla si terapitë imunomodifikuese, lopinavir/ritonavir, ose antibiotikët rutinë, nuk rekomandohen. Përdorimi i hidroksiklorokinës/klorokinës gjithashtu nuk rekomandohet nga AIFA; megjithatë, Këshilli i Shtetit autorizoi përdorimin e tij, bazuar në zgjedhjen e mjekut.

 

Kujdesi për pacientin në shtëpi

Sa iu përket pacientëve që asistohen në shtëpi, d.m.th. rastet e lehta, të cilët nuk kanë dispne, dehidrim, ndryshime të vetëdijes ose sepsis, nga pikëpamja farmakologjike nuk ka asnjë medikament në dispozicion që të jetë efektiv në parandalimin e shfaqjes së simptomave ose për të ndryshuar evolucionin e sëmundjes tek asimptomatikët dhe as që ka treguar një ecuri të përmirësuar klinike ose evolucion të sëmundjes te simptomatikët, në fazën fillestare të infeksionit. Prandaj rekomandohet të përdoren trajtime që synojnë simptomat, të tilla si paracetamoli, të trajtohet hidratimi dhe ushqyerja dhe të mos modifikohen terapitë kronike në vazhdim, të mos përdoren integratorë alimentarë ose vitaminikë dhe të mos administrohen barna përmes aerosolit nëse personi është i izoluar në familja, në mënyrë që të mos përhapet virusi.

 

Rekomandimet e AIFA-s

Gjithashtu, sipas AIFA-s, kortikosteroidet duhet të merren në konsideratë vetëm te pacientët që kanë nevojë për terapi me oksigjen, edhe sepse në fazën fillestare të sëmundjes këto barna mund të kenë ndikim negativ tek imuniteti dhe pacientët me sëmundje kronike, mund të vuajnë nga ngjarje të rënda anësore. Sa iu përket heparinave, ato mund të përdoren si profilaksi te njerëzit me lëvizshmëri të dobët, sipas udhëzimeve. Sidoqoftë, përdorimi rutinë nuk rekomandohet te pacientët që nuk janë të shtrirë në shtrat.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC