Ushqyerje

qer162023

Parandalimi kardiovaskular. Përcaktohet efektiviteti i dietave

Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe parandalimin, dihet se ushqimi luan një rol të rëndësishëm. Sipas të dhënave, dieta është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve në mbarë botën të cilës i atribuohen rreth 22% e vdekjeve te të rriturit dhe 15% e paaftësisë (llogaritur si shuma e viteve të jetës së humbur për shkak të vdekjes së parakohshme dhe viteve të jetës së jetuar në kushte shëndeti ose aftësie jo optimale). Dietat kryesore që reduktojnë rrezikun kardiovaskular janë ato që përmbajnë sasi të pakta pak yndyre totale ose të ngopura, dieta mesdhetare (ose më saktë një stil diete e tipit mesdhetar) dhe dieta DASH (Dietary Approaches to Stop Hypertension).

Nga pikëpamja e provave shkencore, cila është forca e këtyre pohimeve? Mbi bazën e cilave të dhëna mund të nxirren indikacione ose udhëzime terapeutike, veçanërisht në prani të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare?

Efikasiteti i dietave në vdekshmërinë dhe ngjarjet kryesore kardiovaskulare

Në fakt, shumica e evidencave të disponueshme nga këto programe nuk paraqesin prova të forta, ose sepse nuk rrjedhin nga studime të kontrolluar me përzgjedhje rastësore ose sepse edhe kur merren nga metaanalizat e çifteve të studimeve të kontrolluar me përzgjedhje rastësore, nuk japin përgjigje të qarta mbi vdekshmërinë (ndërsa sugjerojnë një reduktim të ngjarjeve kardiovaskulare për disa skema dietike). Një artikull i botuar në "British Medical Journal" ka hedhur pak dritë mbi këtë çështje sepse ka raportuar përfundimet e një analize për shtatë modelet kryesore të dietës dhe rrezikut të vdekshmërisë dhe ngjarjeve serioze kardiovaskulare, të kryera në bazë të metodologjisë GRADE (Grading of Recommendations, Assessment, Development and Evaluation) një sistem që vlerëson cilësinë (ose sigurinë) e provave dhe fuqinë e rekomandimeve. Kjo qasje, e zhvilluar nga një bashkëpunim ndërkombëtar shkencëtarësh në vitin 2000, tani konsiderohet si standard për zhvillimin e rekomandimeve dhe udhëzimeve klinike të bazuara në prova. Është metoda më e përdorur në të gjitha rishikimet e Cochrane.

Objektivi i studimit ishte pikërisht përcaktimi i efikasitetit relativ të programeve dietike për parandalimin e vdekshmërisë dhe ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare në pacientët me sëmundje kritike. Duhet të theksohet se përveç konsideratave dietike, programet dietike të vlerësuara mund të përfshijnë gjithashtu ushtrime fizike, mbështetje të sjelljes dhe ndërhyrje të tjera dytësore si trajtimi farmakologjik.

Rezultatet dhe masat e analizës përfshinin vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet, vdekshmërinë kardiovaskulare dhe ngjarjet kardiovaskulare si: iktusi, infarkti i miokardit jo-fatal dhe ndërhyrje të paplanifikuara kardiovaskulare.

Shtatë plane dietike në krahasim

Rezultatet e analizës në një audiencë prej 35,548 pacientësh që ndoqën 7 modele të ndryshme diete konfirmuan përfundimisht, me një shkallë të moderuar sigurie, se programet që promovojnë dietat e stilit mesdhetar dhe ato me pak yndyrë, me ose pa ndërhyrje fizike ose të tjera, janë ato që mund të zvogëlojnë vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet dhe infarktin e miokardit jo-fatal te pacientët me rrezik të lartë kardiovaskular (ndryshe nga të gjitha programet e tjera të vlerësuara ku rezultatet nuk e kaluan nivelin minimal).

Prandaj, dieta mesdhetare, e konsideruar tashmë universalisht një model diete e shëndetshme falë një kombinimi të ushqimeve të pasura me antioksidantë dhe molekula antiinflamatore, është konfirmuar si një mjet adekuat parandalues për shëndetin kardiovaskular, veçanërisht për ata që janë në rrezik të lartë për pasoja serioze ose fatale.

 

Francesca DeVecchi
Teknologe ushqimore

Burimi:
BMJ 2023; 380 doi: https://doi.org/10.1136/bmj-2022-072003


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC