Ushqyerje

maj22024

Hudhra e zezë. Veçoritë antiinflamatore dhe antioksidante të ekstrakteve bioaktive

Hudhra e zezë, trajta e hudhrës e fermentuar në temperaturë dhe lagështi të përcaktuara, mund të ketë veçori antiinflamatore dhe antioksidante me aktivitet të mundshëm kundër kancerit, falë formimit të përbërjeve bioaktive, që rrjedhin nga procesi i plakjes.

Hudhra e zezë dhe veçoritë e saj
Hudhra e zezë është trajta e fermentuar e Allium sativum, që i nënshtrohet një procesi me temperatura dhe shkallë lagështie të përcaktuara, për një periudhë të caktuar kohe. Në këtë mënyrë, hudhra e humbet shijen e athët që e karakterizon, e cila shkaktohet nga all

Në këtë mënyrë hudhra humbet aromën e mprehtë që e karakterizon, që rrjedh nga prania e alicinës, si dhe humbet erën e saj karakteristike, ndërsa konsistenca bëhet në formë xhelatine dhe ngjyra errësohet në kafe në të zezë.
Vitet e fundit ka pasur një interes të shtuar ndaj veçorive të hudhrës së zezë që sjellin përfitim për shëndetin, pasi ajo është e pasur me përbërës të ndryshëm bioaktivë, kryesisht me aktivitet antioksidant. Në fakt, si pasojë e procesit të fermentimit, profili kimik ndryshon krahasuar me atë të hudhrës së freskët, në favor të fenoleve, flavonoideve, piruvateve, S-alil-cisteinës (SAC) dhe S-alil-merkaptocisteinës me veti antioksiduese. Për më tepër, hudhra e zezë ka një përmbajtje të lartë të përbërësve organikë me përmbajtje squfuri.

Aktivitetet antioksidante dhe antiinflamatore të hudhrës së zezë
Përbërësit antioksidantë të pranishëm në hudhrën e zezë janë përgjegjës për efektin e kontrastit të efekteve anësore të lidhura me specie reaktive të oksigjenit, të cilat, nëse nuk mbahen nën kontroll mund të shkaktojnë stres oksidativ që me raste mund të jetë përgjegjës për inflamacione dhe tumore. Megjithatë, sipas studiuesve polakë, metoda e përgatitjes së hudhrës së zezë ndikon në aktivitetin antioksidues. Kështu, hudhra priret të ketë veçori antioksidante më të larta në tretësirë uji, sesa në tretësirë alkooli.

Nga ana tjetër, përsa i përket aktivitetit antiinflamator, përgjegjës për këtë veçori janë piruvati dhe SAC, të cilat janë në gjendje të ndalojnë prodhimin e citokinave pro inflamatore. Ky veprim antiinflamator shtrihet në nivele të tjera, me hudhrën e zezë që është në gjendje të rregullojë me efikasitet nivelet e sheqerit në gjak, të reduktojë peroksidimin yndyror dhe të reduktojë stresin oksidativ. Si pasojë, hudhra e zezë mund të jetë një përbërës i çmuar në menaxhimin dhe parandalimin e patologjive të lidhura me inflamacionin kronik.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC