Ushqyerje

maj142024

Kripa e jodizuar e pasur me acid folik, strategji efikase për parandalimin e keqformimeve kongjenitale

Kripa mund të jetë një transportues efikas i acidit folik. Në një studim janë verifikuar përfitimet që sjell konsumi i kripës së pasur me acid folik te gratë në moshë riprodhimi në zonat rurale të Indisë. Në këtë studim është regjistruar një rritje mesatare e dukshme e niveleve të folatit në gjak, duke sugjeruar një strategji të re efikase në parandalimin e keqformimeve të tubit nervor (MTN), ndër të cilat: spina bifida dhe anencefalia, patologji të rënda që shkaktojnë paaftësi dhe që shpesh mund të jenë vdekjeprurëse.

Konsumi i kripës së jodizuar, të fortifikuar me acid folik
Në studim u përfshinë 83 gra jo shtatzëna dhe që nuk ushqenin me gji, në moshat 20-44 vjeç, të cilat e zëvendësuan kripën tradicionale me kripën dyfish të fortifikuar (me jod dhe acid folik), duke shfaqur, pas katër muajsh, një rritje mesatare prej 3.7 herësh të niveleve të folatit në gjak, krahasuar me vlerat fillestare. Kjo rritje e dukshme mbështet hipotezën se konsumi i kripës së pasur me acid folik, mund të përbëjë një element me rëndësi në parandalimin e keqformimeve, duke sjellë një perspektivë të re në fushën e politikave të shëndetit publik.


"Ky studim i kontrolluar, jo i randomizuar, përbën një evidencë të re se konsumi i kripës së jodizuar, të fortifikuar me acid folik, rrit nivelet e folatit në gjak te gratë në moshë riprodhuese, me potencialin për të parandaluar spina bifida dhe anencefalia te pasardhësit. Këto rezultate u japin mundësi politikëbërësve në Indi dhe në vende të tjera, që të marrin në konsideratë programe efikase të fortifikimit me acid folik", shpjegon autori kryesor Jogi V. Pattisapu.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC