Fitoterapi

mar112024

Onobrychis argyrea. Një opsion i mundshëm kundër sëmundjeve metabolike

Kërkimet në mbretërinë e bimëve për substanca të reja që mund të jenë të dobishme për shëndetin njerëzor, po zgjerojnë horizontin, duke u hapur rrugën sondazheve shkencore dhe duke nxitur kërkimet për specie që nuk janë studiuar më parë, të tilla si Onobrychis argyrea Boiss. Bima mjekësore endemike për rajonin lindor të Mesdheut, e studiuar pak, mund të përdoret për të trajtuar disa patologji.

Onobrychis argyrea Boiss
Gjinia Onobrychis përfshin 170 specie në të gjithë botën dhe përbëhet nga barishte, ose shkurre shumëvjeçare apo njëvjeçare. Ajo i përket familjes Fabaceae dhe është një specie endemike e pambrojtur. Familja Fabaceae është familja e dytë më e madhe pas asaj Asteraceae dhe më e rëndësishmja nga pikëpamja ekonomike pas familjes Poaceae. Evidencat etnobotanike mbështesin përdorimin e specieve të familjes Fabaceae në mjekësinë tradicionale, si p.sh. të Onobrychis gracilis, e cila është përdorur për ftohjen dhe gripin. Lupinella, e njohur edhe si Onobrychis viciifolia, është një bimë medicinale e përdorur në Afrikë për diabetin, por edhe si ushqim. Ajo është një bimë e pasur me kuercetinë, me një aktivitet të dukshëm antiparazitues.

Studime mbi specie të ndryshme të Onobrychis kanë zbuluar një sërë aktivitetesh biologjike me përdorime të mundshme për qëllime medicinale.

Zbulime të reja
Ne kemi njohuri të kufizuara mbi përmbajtjen fitokimike të Onobrychis argyrea dhe mbi veprimin e rëndësishëm biologjik të lidhur me përdorimin e saj tradicional. Megjithatë, një studim ka përcaktuar për herë të parë përmbajtjen e metaboliteve sekondare, duke u përpjekur të hedhë dritë mbi aktivitete të rëndësishme biologjike. Në studim u demonstrua se disa nën specie të O. Argyrea i frenojnë enzimat e lidhura me sëmundjet metabolike, të tilla si diabeti, sëmundja e Alzheimerit dhe disa tumore dhe këto efekte i atribuoheshin përmbajtjes së madhe të përbërësve fenolikë. Gjithashtu, u evidentua se kanë veti antioksidante, të cilat ndihmojnë në luftimin e specieve reaktive të oksigjenit (ROS), që shkaktojnë shumë sëmundje.

Diabeti i tipit 2, i cili shfaqet zakonisht te individët në mesomoshë, është një sëmundje që vjen si pasojë e rritjes së niveleve të sheqerit në gjak për shkak se pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, apo nuk e përdor siç duhet atë. Ai lidhet edhe me anomali të tjera metabolike, si: obeziteti abdominal, hipertensioni dhe dislipidemia, të cilat kontribuojnë në nivele të larta të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë kardiovaskulare. Frenimi i disa enzimave që hidrolizojnë sheqernat dhe i kthejnë ato në monosakaride, është një nga terapitë e synuara për trajtimin e diabetit. Duke qenë se enzima α-glikozidazë luan një rol të rëndësishëm në hidrolizën e monosakarideve dhe të disakarideve te sheqernat e thjeshta, frenuesit e enzimës α-glikozidazë mund të pengojnë përthithjen e sheqernave të thjeshta në traktin gastrointestinal, duke zgjatur kohën e tretjes së karbohidrateve dhe duke parandaluar zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Nga ana tjetër, sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje neurodegjenerative, e karakterizuar nga humbja progresive e kujtesës dhe përkeqësimi konjitiv, duke nxitur stresin oksidativ, inflamacionin dhe mungesën e acetilkolinës në pjesë të ndryshme të trurit. Acetilkolinesteraza, një proteazë që hidrolizën prodhimin e acetilkolinës, duke e reduktuar dhe duke ndërprerë sinjalizimin e neuroneve, kontribuon në patogjenezën e sëmundjes së Alzheimerit. Për trajtimin e kësaj patologjie janë përdorur frenues të ndryshëm, pasi është evidentuar që acetilkolinesteraza luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin, apo në përparimin e sëmundjes.

Studimi përfshin identifikimin e 29 substancave, nga të cilat, pjesën më të madhe e zënë: acidi kinik, izokuercitrina, epikatekina dhe rutina. Analiza antioksidante ka treguar se nga të gjitha ekstraktet, ai më efikasi në eliminimin e DPPH-së dhe në reduktimin e joneve të hekurit është ekstrakti metanolik. Ky i fundit duket një frenues i fuqishëm i α-glikozidazës, acetilkolinesterazës dhe butirrikolinesterazës në aktivitetin enzimatik. Rezultatet e testeve të tjera kanë zbuluar aktivitetin e fuqishëm antiproliferativ të ekstraktit metanolik kundër linjës qelizore të adenokarcinomës të lidhur me njeriun. Kjo bimë është një përmbajtës substancash ende për t'u eksploruar, prandaj shpresohet për studime të reja me qëllim përmirësimin e nivelit të njohurive rreth ekstraktit, në mënyrë që të mund të përdoret për patologjitë që janë të vështira për t'u trajtuar edhe në ditët e sotme.

Bibliografia
Yeniçeri E., Altay A., Koksal E., Altın S., Taslimi P., Yılmaz M. A., Daha Fazla. "Phytochemical profile by LC-MS/MS analysis and evaluation of antioxidant, antidiabetic, anti-Alzheimer, and anticancer activity of Onobrychis argyrea leaf extracts".  European Journal of Integrative Medicine, cilt.66, 2024 (SCI-Expanded)


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC