Fitoterapi

shk272024

Diabeti dhe nefropatia: shtimi i recetës bimore kineze përmirëson funksionin e veshkave

Diabeti është shkaku kryesor i pamjaftueshmërisë renale kronike. Në këtë studim është vlerësuar bima Rehmannia glutinosa dhe receta tradicionale e mjekësisë kineze LWDHW (liu wi di huang wan) që ka në bazë këtë bimë. Efikasiteti i recetës mbi eGFR (shpejtësia e filtrimit glomerular) dhe albuminuria te pacientët me diabet dhe pamjaftueshmëri renale kronike, kanë qenë baza e vlerësimit.

Në studim janë përfshirë 148 pacientë të rritur (mosha mesatare 65 vjeç) nga klinika ambulatore, të prekur nga diabeti i tipit 2, me vlera eGFR prej 30-90 ml/min për 1,73 m2, albuminuri dhe raport albuminë-kreatininë (UACR) prej 300-5.000 mg/g. Pacientët u randomizuan 1:1 në një program trajtimi shtesë me LWDHW për 48 javë kundrejt atyre që morën vetëm trajtimin konvencional. Si rezultate finale parësore u morën në konsideratë gradienti i ndryshimit në eGFR dhe raporti urinar albuminë-kreatininë (UACR) midis nivelit bazë dhe përfundimit të trajtimit. Rezultatet finale dytësore përfshinin sigurinë dhe përdorimin e njëkohshëm të barnave. eGFR dhe UACR 56,7 ml/min për 1,73 m2 dhe 753 mg/g.

Për eGFR, variacioni i gradientit të vlerësuar ishte -2,0 (intervali i besimit [CI] në 95% nga -0,1 në -3,9) dhe -4,7 (IC në 95%, nga -2,9 në -6,5) ml/min për 1,73 m2 tek individët e trajtuar me formulën e mjekësisë tradicionale kineze kundrejt terapisë standarde, me një rënie pasuese prej 2,7 ml/min për 1,73 m2 për çdo vit moshe (IC në 95% nga 0,1 në 5,3; P=0,04) në grupin e trajtimit me barnat tradicionale. Për UACR, proporcioni i vlerësuar në gradientin e ndryshimit ishte respektivisht 0,88 (IC në 95%, nga 0,75 në 1,02) dhe 0,99 (IC në 95%, nga 0,85 në 1,14) tek individët e trajtuar me formulën LWDHW kundrejt kurës standarde.

U regjistruan 85 efekte anësore nga 50 pjesëmarrës: 22 [31%] në grupin e trajtuar me një bar të mjekësisë kineze dhe 28 [36%] në grupin me trajtim konvencional. Pra, autorët kanë arritur në përfundimin se trajtimi shtesë i fitoterapisë tradicionale kineze ka përmirësuar ndjeshëm eGFR, krahasuar me terapinë standarde pas 48 javësh te pacientët me diabet të tipit 2 dhe pamjaftueshmëri renale kronike.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC