Farmaci

mar32023

Trajtimi që redukton rrezikun për demencë te diabetikët

Sipas një artikulli të botuar në "Neurology", njerëzit me diabet të tipit 2 (DM2) të sapo diagnostikuar të trajtuar me antidiabetikun pioglitazone, kanë më pak mundësi të zhvillojnë demencë, krahasuar me diabetikët që nuk e marrin këtë medikament.

"Diabetikët kanë dy herë më shumë mundësi të zhvillojnë demencë krahasuar me jodiabetikët, dhe duke qenë se demenca fillon të zhvillohet vite përpara diagnozës, mund të ekzistojë një mundësi për të ndërhyrë përpara se ajo të fillojë të përparojë", tha bashkautori Eosu Kim nga Universiteti Yonsei në Seul, Republika e Koresë, i cili bashkë me kolegët përzgjedhur rastet e incidentit të DM2 pa diagnozë të demencës në arkivin kombëtar të informacionit shëndetësor të Koresë dhe i ndoqën ata për rreth një dekadë.

"Nga 91,218 pjesëmarrësi, 3,467 prej tyre ishin trajtuar me pioglitazone", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se gjatë ndjekjes, 8.3% e atyre që kishin marrë këtë medikament zhvilluan demencë.

Pas rregullimit të të dhënave për çdo faktor që mund të kishte ndikuar në rrezikun e demencës si presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit dhe aktiviteti fizik, studiuesit koreanë zbuluan se pacientët që merrnin pioglitazone kishin 16% më pak mundësi për të zhvilluar demencë, krahasuar me pacientët e grupit të kontrollit të cilët nuk e kishin marrë këtë medikament, dhe vunë re se përfitimi ishte më të madh në rastet e historisë së mëparshme të sëmundjes ishemike të zemrës ose iktusit.

Por jo vetëm kaq, mundësitë për të zhvilluar demencë u reduktuan duke e përdorur medikamentin edhe për periudha të më të gjata. Pacientët që kishin marrë pioglitazone për katër vjet kishin 37% më pak mundësi për të zhvilluar demencë, krahasuar me grupin e kontrollit, ndërsa për ata që e kishin marrë medikamentin për dy vjet, ky rrezik u ul me 22%. Por, përfitimet nga pioglitazone nuk mbarojnë këtu, pacientët që e morën atë gjatë studimit kishin gjithashtu më pak mundësi të pësonin një iktus.

 

Neurology 2023. Doi: 10.1212/WNL.0000000000207069
https://doi.org/10.1212/WNL.0000000000207069

Neurology 2023. Doi: 10.1212/WNL.0000000000207182
https://doi.org/10.1212/WNL.0000000000207182


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC