Ushqyerje

sht282023

Dieta e pasur me fruta dhe perime redukton rrezikun për abort

Ndjekja e një diete të pasur me fruta, perime, ushqime deti, produkte qumështi, vezë dhe drithëra zvogëlon rrezikun për abort te gratë shtatzëna. Sipas përfundimeve të një studimi të publikuar në "Fertility and Sterility" dhe të koordinuar nga Adam Deval nga Universiteti i Birminghamit në Britani.

Studiuesi dhe kolegët kryen një rishikim sistematik të 20 studimeve vëzhguese, duke përfshirë 11 studime grupore dhe 9 studime rast-kontrolli, për një total prej 64,776 grash të shëndetshme në moshë riprodhuese që kishin pasur të paktën një shtatzëni. Gjashtë nga këto studime, për një total prej 13,183 pjesëmarrësesh, plotësuan kriteret e metaanalizës, që kishte si qëllim të verifikonte praninë e një lidhjeje midis rrezikut për abort dhe dietës së ndjekur në muajt para dhe pas konceptimit të shtatzënisë.

"Pothuajse gjysma e aborteve spontane mbeten të pashpjegueshme dhe në mungesë të një shkaku, prindërit shpesh i drejtohen mjekut për udhëzime për mënyrën më të mirë për të reduktuar rrezikun e ardhshëm të ngjarjeve të ngjashme", thotë studiuesi duke nënvizuar se, megjithëse këshillat dietike janë ndër temat më të diskutuara, ka mungesë të provave të qarta për lidhjen midis të ushqyerit dhe abortit. As metaanaliza nuk nxorri në pah lidhjet midis modeleve të paracaktuara dietike si dieta mesdhetare dhe rrezikut për abortit.

Megjithatë, gjatë ekzaminimit të grupeve të veçanta ushqimore, autorët zbuluan se konsumi i lartë i frutave shoqërohej me një ulje prej 61% të rrezikut për aborti, konsumimi i lartë i perimeve e reduktonte këtë rrezik me 41%, produkteve të qumështit me 37%, drithërave me 33% dhe vezëve dhe ushqimeve të detit me 19%. Por jo vetëm kaq, metaanaliza sugjeron që dietat me fuqi të lartë antioksiduese lidhen me një rrezik të reduktuar për abort spontan, ndërsa ato që përmbajnë ushqime të përpunuara shoqërohen me një rrezik pothuajse të dyfishtë.

"Këto gjetje sugjerojnë se ekziston një korrelacion midis rrezikut për abort dhe ndjekjes së një diete me cilësi të lartë lëndësh ushqyese antioksidante dhe me pak ushqime të pashëndetshme si mishi i rafinuar ose i përpunuar, duke përforcuar në këtë mënyrë shumë nga udhëzimet aktuale dietike të shtatzënisë", përfundon Devali.

 

Fertility and Sterility 2023. Doi: 10.1016/j.fertnstert.2023.04.011
http://doi.org/10.1016/j.fertnstert.2023.04.011


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC