Shëndetësi

pri222020

Si e sulmon trupin tonë Covid-19? Virusi vepron ndryshe nga çdo patogjen i njohur deri më tani

Infeksioni nga Covid-19 jo vetëm që sulmon mushkëritë, por edhe zemrën, enët e gjakut, veshkat, zorrët, sytë dhe trurin. Kjo është një sëmundje sistemike që prek të gjithë organizmin. Siç raporton revista "Science", virusi vepron ndryshe nga çdo patogjen tjetër që është parë ndonjëherë deri më tani. Le të shohim se si.

 

Virusi e nis udhëtimin e tij duke hyrë në fyt dhe hundë, ku gjen një mjedis mikpritës në shtresën nazale. Sipërfaqja e qelizave të saj në fakt është e pasur me receptorin Ace2, të cilin e përdor për të hyrë në qelizë. Pasi futet brenda, virusi SarsCov2 e "shkatërron", duke bërë një tërësi kopjesh të vetvetes për të pushtuar qelizat e tjera. Kur virusi shumëfishohet, një person i infektuar mund ta përhapë atë, duke mbetur asimptomatik ose të fillojë të ketë ethe, kollë të thatë, dhimbje të fytit, humbje të shijes dhe nuhatjes, dhimbje në trup dhe kokë. Nëse sistemi imunitar nuk është në gjendje ta refuzojë atë në këtë fazë të hershme, ai sulmon mushkëritë duke shkaktuar pneumoni.

Në njerëzit e tjerë, megjithatë, gjërat papritmas mund të përkeqësohen dhe zhvillohet ajo që quhet sindromë akute e stresit respirator, ku niveli i oksigjenit në gjak bie dhe frymëmarrja bëhet gjithnjë e më e vështirë, duke çuar shpesh në vdekje. Disa mendojnë se ai që udhëheq në këtë rrugë është një  reagim i tepërt i sistemit imunitar, i quajtur "stuhia e citokinës" (molekulat që drejtojnë një reagim të shëndetshëm imunitar, por në këtë rast e bëjnë atë përtej asaj që është e nevojshme). Kështu, enët e gjakut nisin të kenë humbje, presioni bie, formohen mpiksje dhe mund të ndodhë kolapsi i një organi.

 

Enët e gjakut dhe zemra

Siç e tregon rasti i një gruaje nga Breshia, e shtruar në spital me simptomat klasike të infarktit, që në fakt ishin shkaktuar nga Covid-19, nuk kursehet as zemra dhe enët e gjakut. Dëmi shtrihet edhe në gjak, me koagulim dhe aritmi. Janë raportuar gjithashtu ishemia në gishta dhe këmbë, dhimbje dhe nekrozë e indeve.

 

Veshkat

Më tej vijnë dëmtimet në veshka, të raportuara në 27% të pacientëve në një studim të vogël në Vuhan, ose në 59% të një studimi tjetër kinez. Sidoqoftë, problemet me veshkat mund të jenë gjithashtu dëmtime kolaterale të ventilatorëve ose të një antivirali që po testohet tani te pacientët (remdesivir), ose nga diabeti.


 
Truri dhe sistemi nervor qendror

Covid-19 prek gjithashtu trurin dhe sistemin nervor qendror. Te pacientët e shtruar në spital janë vënë re encefalite, kriza epileptike, humbje e vetëdijes, humbje e nuhatjes dhe iktus.

 
Zorrët, sytë dhe mëlçia

Të tjera fronte sulmi janë zorrët, ku receptorët Ace2 janë të bollshëm (deri gjysma e pacientëve ka diarre), sytë, me konjuktivit të raportuar në një të tretën e rasteve dhe mëlçia.

 

Burimi: MEDIASET


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC