Farmaci

sht272023

Profilaksia me antibiotikë nuk indikohet për fëmijët me keqformime renale

Te të porsalindurit me refluks vezikoureteral të shkallës III, IV ose V dhe pa infeksione të mëparshme të traktit urinar (UTI), profilaksia e vazhdueshme me antibiotikë ofron, nga njëra anë një përfitim të vogël por domethënës në parandalimin e një UTI-je të parë, por nga ana tjetër rrit incidencën e infeksioneve dhe rezistencën ndaj antibiotikëve. Sipas përfundimeve të  studimit European PREDICT të koordinuar nga Giovanni Montini nga Universiteti i Milanos, të publikuara në "New England Journal of Medicine".

"Fëmijët e lindur me keqformime kongjenitale renale dhe traktit urinar janë në rrezik të lartë për insuficiencë renale, dializë dhe transplantimi të veshkave për shkak të pielonefritit të përsëritur, i cili mund të lërë plagë renale dhe të përkeqësojë funksionin e veshkave me kalimin e kohës", shpjegojnë autorët, duke shtuar se roli i profilaksisë së vazhdueshme primare me antibiotikë te të porsalindurit me refluks vezikoureteral të shkallës III, IV ose V, shpesh shoqërohet me dëmtim kongjenital renal në mungesë të UTI-ve të mëparshme është i paqartë dhe duhet të vlerësohet duke marrë parasysh shfaqjen e mundshme të rezistencës ndaj shumë barnave dhe efektet negative në mikrobiotën intestinale. Në studim morën pjesë përfshiu 39 qendra pediatrike në 6 vende europiane, ku u regjistruan mbi 290 foshnja 4 muajshe me refluks vezikoureteral. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe, nga të cilët vetëm njëri ndoqi profilaksinë me antibiotikë për 24 muaj.

Rezultatet  treguan se profilaksia me antibiotikë redukton rrezikun për infeksionet të traktit urinar me rreth 15%, dhe se shumica (2 nga 3) e fëmijëve me refluks vezikoureteral nuk zhvillojnë infeksione. Por në të njëjtën kohë, profilaksia e vazhdueshme nuk e ndryshon rrezikun për insuficiencë apo ulje të funksionit renal, por rrit rrezikun për zhvillimin e infeksioneve të shkaktuar nga mikrobet agresive si Pseudomonas aeruginosa dhe gjithashtu zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve. "Këto rezultate përfaqësojnë kulmin e një projekti që synon të ofrojë një përgjigje përfundimtare në lidhje me dobinë e një praktike shumë të përhapur siç është profilaksia me antibiotikë. Të dhënat tona përcaktojnë sasinë e efektit të tij për herë të parë dhe na bëjnë të kuptojmë se si mund të rezervohet për ata që vuajnë nga infeksione të përsëritura, duke kursyer terapi të gjata dhe shumë vizita spitalore në shumicën e këtyre fëmijëve", shpjegon Montini.

"Përballë përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve që përzgjedh bakteret që janë gjithnjë e më rezistente ndaj antibiotikëve, shpresojmë që të dhënat e studimit tonë të mund të modifikojnë qasjen terapeutike të këtyre pacientëve", përfundojnë autorët.

 

NEJM 2023. Doi: 10.1056/NEJMoa2300161
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2300161


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC