Farmaci

maj82020

Coronavirusi. AIFA autorizon katër eksperimente të tjera klinike. Ja, barnat që do të studiohen

Katër eksperimente të tjera për barna kundër Covid-19 janë autorizuar nga Agjencia Italiane e Barnave (AIFA): ato kanë të bëjnë me një antiviral, dy antitrupa monoklonalë dhe hidroksiklorokinën e kombinuar me një antibiotik. Këtë e bën të ditur agjencia në faqen e saj zyrtare.

Antivirali që do të jetë subjekt i studimit klinik është Favipiraviri, i autorizuar që nga viti 2014 në Japoni për trajtimin e formave të gripit të shkaktuara nga viruse të reja ose të rishfaqura dhe përdoret në rastet kur antiviralët e tjerë nuk janë efektivë. Studimi në Itali do të bëhet në disa qendra, në koordinimin e kompanisë territoriale socialo-shëndetësore Fatebenefratelli-Sacco, në Milano. Midis dy antitrupave monoklonalë që do të testohen, janë Pamrevlumabi, ende i paautorizuar dhe i propozuar në studim si një agjent terapeutik eksperimental për trajtimin e pneumonisë intersticiale sekondare nga infeksioni Sars-Cov-2. Bëhet fjalë për një studim të fazës 2/3, i cili do të koordinohet nga Universiteti Katolik i Romës.

Antitrupi tjetër monoklonal është canakinumabi, tashmë i autorizuar për trajtimin e disa sëmundjeve autoimune siç janë sindromat e etheve periodike autoinflamatore, sëmundja Still dhe artriti gotoz. Studimi i fundit, i cili do të koordinohet nga Universiteti i Piemontes Lindore, do të vlerësojë efikasitetin dhe sigurinë e hidroksilklorokinës së kombinuar me azitromicinën, krahasuar me hidroksilkorokinën më vete, te pacientët me pneumoni nga Covid-19. Në studim do të rekrutohen pacientët e shtruar në spital me pneumoni Covid-19 të shfaqur së fundmi, me ashpërsi të butë ose të moderuar dhe që nuk kanë nevojë për ventilim mekanik.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC