Ushqyerje

jan252023

Vdekja e parakohshme dhe ushqyerja. Raporti i rrezikut mes tyre

Rreziku për vdekje të parakohshme mund të reduktohet edhe duke ndjekur një dietë të shëndetshme, sipas një studimi të publikuar në "JAMA Internal Medicine", dhe të nënshkruar nga studiuesit e Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit TH Chan, në të cilin është treguar se rezultati i lartë i marrë nga pjesëmarrësit të cilët ndoqën të paktën një nga katër modelet e të ushqyerit të shëndetshëm korrespondoi me një reduktim të probabilitetit për të vdekur si nga çdo shkak, ashtu edhe nga sëmundjet kardiovaskulare, nga ato respiratore ose nga kanceri.

"Udhëzimet synojnë të ofrojnë këshilla dietike që promovojnë shëndet të mirë dhe reduktojnë sëmundjet kronike kryesore. Prandaj, është thelbësore të shqyrtohen lidhjet midis modeleve dietike të rekomanduara dhe rezultateve afatgjata shëndetësore, veçanërisht vdekshmërisë", thotë bashkautori Frank Hu, duke shtuar se janë të pakta studimet që kanë vlerësuar deri më tani nëse ndjekja e modeleve të rekomanduara dietike ndikon në rrezikun e përgjithshëm dhe specifik të vdekjes.

Për të arritur në konkluzionet e tyre, studiuesit përdorën të dhënat e mbledhura gjatë 36 viteve nga 75,230 gra të regjistruara në Nurses' Health Study dhe 44,085 burra pjesëmarrës në Health Professionals Follow-up Study. Të gjithë pjesëmarrësit, pa sëmundje kardiovaskulare ose kancer në nisje të studimit, plotësuan pyetësorët dietik çdo katër vjet dhe informacioni i mbledhur prej tyre u vlerësua sipas secilit prej katër modeleve dietike (Healthy Eating Index 2015, Alternate Mediterranean Diet, Healthful Plant-based Diet Index e Alternate Healthy Eating Index).

"Të gjitha dietat përfshijnë marrjen e komponentëve kyç duke përfshirë drithërat, frutat, perimet, arrat dhe bishtajore", shkruajnë studiuesit, të cilët zbuluan se një rezultat më i lartë në të paktën një nga indekset lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme si nga të gjitha shkaqet ashtu edhe nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe sëmundjet respiratore.

"Është e rëndësishme të lidhet respektimi i modeleve të ndryshme dietike me gjendjen shëndetësore, duke përfshirë vdekshmërinë, në mënyrë që të udhëzimet dietike të mund të përditësohen në kohë", përfundon Hu.

 

JAMA Internal Medicine 2023. Doi: 10.1001/jamainternmed.2022.6117
http://doi.org/10.1001/jamainternmed.2022.6117


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC