Shëndetësi

pri272023

Fibrilacioni atrial. Dremitjet e tepërta gjatë ditës janë të dëmshme për zemrën

Një hulumtim i paraqitur në Kongresin Europian të Kardiologjisë tregon se dremitja për 30 minuta ose më shumë gjatë ditës shton mundësitë për zhvillimin e fibrilacionit atrial. Fibrilacioni është një nga çrregullimet më të zakonshme të ritmit të zemrës, që prek më shumë se 40 milionë njerëz në mbarë botën. Ata që vuajnë prej tij kanë një rrezik pesë herë më të lartë për të pësuar një iktus krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre pa fibrilacion atrial.


"Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se modelet e gjumit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e fibrilacionit atrial, por sipas njohurive tona, ky ishte studimi i parë që shqyrtoi lidhjen midis dremitjeve gjatë ditës dhe rrezikut për aritmi", thonë studiuesit. Hulumtimi përdori të dhëna nga projekti ndjekës i Universitetit të Navarrës (SUN), në të cilin u përfshinë 20,348 pjesëmarrës, me moshë mesatare 38 vjeç, pa fibrilacion atrial në nisje të studimit, të cilët plotësuan një pyetësor çdo dy vjet. U mblodhën informacione për: sociodemografinë, kushtet mjekësore, stilin e jetesës (dremitja, pirja e duhanit, stërvitja, marrja e kafesë, konsumimi i alkoolit, respektimi i dietës mesdhetare), gjatësinë dhe peshën. Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe bazuar në kohëzgjatjen mesatare ditore të dremitjeve: asnjë minutë, më pak se 30 minuta (dremitje të shkurtra) dhe 30 minuta ose më shumë. Diagnozat e reja të fibrilacionit atrial fillimisht u raportuan nga vetë pjesëmarrësit dhe më pas u konfirmuan nga një grup kardiologësh, të cilët përdorën një protokoll të paracaktuar duke përfshirë rishikimin e të dhënave mjekësore.

Dremitja për më shumë se gjysmë ore gjatë ditës rrit rrezikun për fibrilacion atrial

Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 13.8 vitesh, 131 pjesëmarrës zhvilluan fibrilacion atrial. Krahasuar me dremitjet e shkurtra, ata që dremisnin për 30 minuta ose më shumë në ditë kishin një rrezik pothuajse të dyfishuar për të zhvilluar fibrilacion atrial. Edhe pse, ata që dremisin për më pak se 15 minuta kishin një rrezik 42% më të ulët për të zhvilluar fibrilacion atrial, dhe ata që dremisnin për 15-30 minuta kishin një rrezik të reduktuar me 56%.

"Rezultatet sugjerojnë se kohëzgjatja optimale e gjumit është 15-30 minuta. Nevojiten studime më të mëdha për të përcaktuar nëse një dremitje e shkurtër është më e preferueshme se të mos dremiturit fare. Ekzistojnë shumë shpjegime për lidhjet midis gjumit dhe shëndetit, për shembull, dremitjet e gjata gjatë ditës mund të prishin orën e brendshme të trupit (ritmin cirkadian), duke çuar në gjumë më të shkurtër, më shumë zgjime gjatë natës dhe ulje të aktivitetit fizik. Nga ana tjetër, një dremitje e shkurtër gjatë ditës mund të përmirësojë ritmin cirkadian, të ulë nivelet e presionit të gjakut dhe të reduktojë stresin", përfundojnë autorët.

 

Paolo Levantino
Farmacist klinik dhe gazetar shkencor


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC