Farmaci

qer212021

Pralsetinibi, i sigurt dhe efektiv në tumoret pulmonare dhe të tiroides me ndryshime të gjenit RET

Rezultatet e studimit klinik të fazës I/II ARROW, nënshkruar nga studiuesit në Qendrën e Kancerit të Universitetit të Teksasit tregojnë se një dozë ditore e pralsetinibit, një frenues tepër selektiv i RET-it, është efektiv dhe i mirëtolerueshëm në trajtimin e pacientëve me karcinomë tiroide dhe pulmonare jo me qeliza të vogla (NSCLC) pozitivë ndaj fuzionit RET. Rezultatet për secilin grup, pulmonar dhe të tiroides, janë botuar në "The Lancet Oncology" dhe "The Lancet Diabetes & Endocrinology".

"Prezantimi i frenuesit selektiv të RET-it pralsetinib shënon një moment të rëndësishëm drejt mjekësisë precize", thotë bashkautori Vivek Subbiah, profesor i asociuar në Departamentin e Terapeutikës Investiguese të Kancereve, në të njëjtën qendër, duke shpjeguar që bashkimet e RET-it ndodhin kur ADN-ja e gjenit RET bashkohet me një tjetër gjen, duke shkaktuar dërgimin e sinjaleve të vazhdueshme të rritjes në qeliza dhe duke nxitur zhvillimin e kancerit. Alterimet e RET-it janë stimuj onkogjenë për tumore të ndryshme, veçanërisht për tumoret medulare të tiroides (rreth 90% të rasteve të avancuara), tumoret papilare të tiroides (10-20% të rasteve) dhe tumoret pulmonare NSCLC (1-2% të rasteve).
"Duke qenë se kirurgjia, radioterapia, kimioterapia dhe imunoterapia kanë efikasitet të kufizuar në pacientët me tumore të ngurta pozitive në RET, këto të fundit janë një shënjestër për trajtime të reja", shkruajnë studiuesit, të cilët analizuan 233 pacientë pozitivë ndaj fuzionit RET, nga të cilët 92 kishin marrë kimioterapi me platin dhe 29, nuk kishin marrë trajtim sistemik të mëparshëm. Rezultatet? Pralsetinibi arriti një normë të përgjithshme të përgjigjes (ORR) prej 70% dhe një përgjigje të plotë prej 11%, në rastet pa terapi. Tek ata të trajtuar me platin, nivelet e përgjigjes ishin përkatësisht 61% dhe 6%. Në grupin e tiroides, studiuesit regjistruan pacientë me tumore të ngurta lokalisht të avancuara/metastatike të ndryshuara nga RET-i, duke përfshirë 122 pacientë me karcinomë medulare dhe 20, me kancere të tjera të tiroides. Në këtë rast, ORR-ja ishte 71% në rastet e karcinomës medulare naive ndaj trajtimit, 60% në pacientët tashmë të trajtuar me cabozantinib dhe/ose vandetanib dhe 89% në pacientët me karcinoma të tjera tiroide.

 

Lancet Oncol. 2021. Doi: 10.1016/S1470-2045(21)00247-3
http://doi.org/10.1016/S1470-2045(21)00247-3

Lancet Diabetes Endocrinol. 2021. Doi: 10.1016/S2213-8587(21)00120-0
http://doi.org/10.1016/S2213-8587(21)00120-0


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC