Ushqyerje

maj252023

Cilësia e ushqimit ul vdekshmërinë në moshë të mesme dhe te të moshuarit

Rezultatet e një studimi të botuar në "Journal of Internal Medicine" dhe të koordinuar nga Tao Huang nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Pekinit, nënvizojnë rëndësinë që ka ndjekja e një diete me përmbajtje të ulët yndyre (LFD) për parandalimin e vdekshmërisë te njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar.

"Plakja e popullsisë dhe rritja e jetëgjatësisë imponojnë një barrë të madhe në sistemin shëndetësor, duke pasur parasysh prevalencën më të lartë të sëmundjeve kronike të lidhura me moshën, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare (CVD) dhe sëmundjet neoplazike", shpjegon epidemiologu, duke kujtuar se një dietë e shëndetshme parandalon sëmundjet kronike të lidhura me moshën dhe nxit plakjen e shëndetshme. Megjithatë, cilësia e ushqimit te të rriturit në moshë të mesme dhe te të moshuarit shpesh nuk është ajo e rekomanduar në udhëzimet dietike të cilët bien në kundërshtim me studimet klinike që demonstrojnë përfitimet e dietave me pëmbajtje të ulët karbohidratesh (LCD) dhe atyre me përmbajtje të ulët yndyrnash (LFD) në lidhje me rënien në peshë dhe kardioproteksionin.

Nisur nga kjo, studimi kinez përfshiu 371,159 subjekte 50-71 vjeç dhe evidentoi 165,698 vdekje gjatë rreth njëzet viteve. Të dhënat e mbledhura gjatë ndjekjes treguan se një LFD e shëndetshme me konsum të ulët të yndyrnave të ngopura dhe konsum të lartë të proteinave bimore dhe karbohidrateve shoqërohet me më pak vdekje nga të gjitha shkaqet dhe nga shkaqe specifike, si sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret. Në anën tjetër, dietat gjenerike dhe jo të shëndetshme me përmbajtje të ulët karbohidratesh, drithërash të rafinuara, sheqernash të shtuara, lëngje frutash dhe perimesh me niseshte shoqërohen me rritje të vdekshmërisë.

"Me fjalë të tjera, një LCD konsiderohet e shëndetshme kur në përmbajtjen e saj ka pak karbohidrate me cilësi të ulët dhe përmbajtje të lartë yndyrnash të pangopura dhe proteinash bimore, ndërsa një LCD jo e shëndetshme koniderohet kur ka në përmbajtje karbohidratesh me cilësi të lartë në sasi te ulët, dhe përmban shumë yndyrna të ngopura dhe proteina shtazore", shpjegon Tao.

"Këto gjetje nënkuptojnë se sasia dhe cilësia e LCD-së dhe LFD-së duhet të merren parasysh në zgjedhjen e një modeli të përshtatshëm dietik që promovon plakjen e shëndetshme", përfundojnë autorët.

 

Journal of Internal Medicine 2023. Doi:https://doi.org/10.1111/joim.13639 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC