Ushqyerje

mar202023

Si mund të ndikojnë ndryshimet mes dietave në mjedisin rreth nesh?

Dieta vegane dhe ajo vegjetariane prodhojnë sasinë më të vogël të dioksidit të karbonit, ndërsa dieta keto dhe paleo renditen të fundit për sa i përket qëndrueshmërisë dhe cilësive të tyre ushqyese, por ndër të parat për sa i përket emetimeve të dioksidit të karbonit.

Për ta thënë në shifra, studiuesit e Universitetit Tulane, nënshkrues të një artikulli të botuar në "The American Journal of Clinical Nutrition", vlerësuan se dieta keto, e karakterizuar nga sasi të larta yndyre dhe sasi të ulëta karbohidratesh, gjeneron pothuajse 3 kg dioksid karboni për çdo 1000 kalori të konsumuara. Në mënyrë të ngjashme dieta paleo, e cila shmang drithërat dhe fasulet në favor të mishit, arrave dhe perimeve, renditet e dyta për nga cilësia e ulët ushqyese, si dhe prodhon 2.6 kg dioksid karboni për çdo 1000 kalori të konsumuara.

Donald Rose dhe kolegët analizuan cilësitë e dietave duke përdorur të dhënat e më shumë se 16,000 dietave të të rriturve të mbledhura nga National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES), e krijuar për të vlerësuar gjendjen shëndetësore dhe nutricionale të të rriturve dhe fëmijëve në SHBA.

Ndryshe nga dietat keto dhe paleo, dieta vegane u zbulua se kishte ndikimin më të vogël në ambjent, duke gjeneruar 0.7 kg dioksid karboni për 1000 kalori të konsumuara, e ndjekur nga dieta vegjetariane dhe ajo peskatariane që ka si bazë peshkun me vaj si sardelet dhe skumbri ose peshkun e yndyrshëm si salmoni dhe trofta, por edhe krustacet dhe molusqet si dhe perimet, frutat, zhardhokët, drithërat dhe bishtajoret. Kjo e fundit renditet ndër të parat për cilësitë e saj ushqyese, e ndjekur nga dieta vegjetariane dhe ajo vegane. Së fundi, dieta omnivorous, e ndjekur nga 86% e pjesëmarrësve në studim, është pikërisht në qendër të klasifikimit të cilësisë dhe qëndrueshmërisë.

"Bazuar në këto rezultate, nëse një e treta e atyre që ndjekin një dietë gjithëngrënëse do të fillonin të ndiqnin një dietë vegjetariane, do të kishte një ndikim mjedisor të barabartë me atë që lidhet me eliminimin e 340 milionë miljeve të përshkuara me automjete pasagjerësh", përfundon Rose.

 

American Journal of Clinical Nutrition 2023. Doi: 10.1016/j.ajcnut.2023.01.009
http://doi.org/10.1016/j.ajcnut.2023.01.009


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC