Ushqyerje

kor292022

Dieta për të rënë në peshë. Shtimi i proteinave lidhet me ushqyerje më të shëndetshme

Shtimi modest i marrjes së proteinave, nga 18% në 20% të numrit të përgjithshëm të kalorive, lidhet me zakone dukshëm më të shëndetshme të ushqyerjes dhe rritje të masës së dobët të muskujve, sipas një studimi të botuar në revistën Obesity.

Studiuesit nga Universiteti Rutgers në Nju Xhersi në bashkëpunim me kolegët në Universitetin Drexel në Filadelfia ekzaminuan të dhënat nga 207 njerëz obezë ose mbipeshë 24-75 vjeç, të cilët kishin marrë pjesë në provat klinike të kryera në Rutgers të financuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në dy dekadat e fundit. Regjistri i ushqimit dhe analiza e cilësisë së dietës për këtë studim u financua nga Instituti për Avancimin e Shkencave të Ushqimit dhe Ushqyerjes në Uashington, DC. Të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua të binin në peshë me një dietë me 500 kalori, duke u takuar rregullisht për këshilla dhe mbështetje ushqyese për një periudhe gjashtëmujore.

"Njerëzit që rritën marrjen e proteinave humbën të njëjtën peshë si bashkëmoshatarët e tyre vetëm me reduktimin e kalorive (rreth 5% të peshës trupore në gjashtë muaj), por kishin më shumë mundësi të ruanin masën e muskujve me vazhdimin e dietës", thotë koordinatorja e studimit Sue Shapses. "Është mjaft interesante që një konsum i vetëpërzgjedhur dhe pak më i lartë i proteinave gjatë dietës të  shoqërohet me konsum të shtuar të perimeve jeshile dhe konsum të reduktuar të drithërave të rafinuara dhe sheqernave të shtuara. Dhe pikërisht kjo është ajo që ne zbuluam", vazhdon studiuesja, duke shpjeguar se regjimet e humbjes së peshës që përdorin kufizime të kalorive shpesh mund t'i inkurajojnë dietologët të reduktojnë marrjen e ushqimeve të shëndetshme që përmbajnë mikronutrientë si hekuri dhe zinku. Në anën tjetër, marrja më e lartë e proteinave shpesh shoqërohet me rezultate më të shëndetshme, megjithëse lidhja midis marrjes së proteinave dhe cilësisë së dietës është ende e dobët.

"Eksplorimi i lidhjes ndërmjet marrjes së proteinave dhe cilësisë së dietës është i rëndësishëm pasi nivelet e cilësisë së dietës janë shpesh jo optimale në SHBA, ndërsa dietat për humbje peshe me shumë proteina janë më të njohura", përfundon Shapsesi. 

 

Obesity 2022. Doi: 10.1002/oby.23428
http://doi.org/10.1002/oby.23428


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC