Shëndetësi

mar282023

Alzheimeri. Ushqyerja mund të zvogëlojë sasinë e pllakave amiloide

Sipas një studimi të botuar në "Neurology", njerëzit që ndjekin dietën MIND dhe dietën mesdhetare mund të kenë më pak pllaka amiloide dhe grumbullime të proteinave tau në trurin e tyre krahasuar me njerëzit që nuk i ndjekin këto dieta.

"Edhe pse hulumtimi ynë nuk mund të vërtetojë se një dietë e shëndetshme çon në më pak depozitime të pllakave amiloide në tru, të cilat janë gjithashtu tregues të sëmundjes së Alzheimerit, ne e dimë se ekziston një lidhje midis dietës dhe këtyre pllakave, dhe ndjekja e dietës MIND dhe asaj mesdhetare mund të jetë një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e trurit dhe për të mbrojtur statusin konjitiv ndërsa plakemi", thotë Puja Agarwal nga Universiteti RUSH në Çikago, autorja kryesore e studimit.

Studimi përfshiu 581 njerëz, me moshë mesatare 84 vjeç në kohën e vlerësimit të dietës, të cilët ranë dakord të dhuronin trurin e tyre pas vdekjes për ndihmuar në avancimin e kërkimeve për demencën. Pak para vdekjes 39% e pjesëmarrësve ishin diagnostikuar me demencë. Kur truri u ekzaminua, 66% e pjesëmarrësve plotësonin kriteret për sëmundjen e Alzheimerit. Gjatë autopsisë, studiuesit vlerësuan sasinë e pllakave amiloide dhe tau-tangles. Më pas ata analizuan pyetësorët për ushqimin të mbledhur gjatë periudhës së ndjekjes dhe renditën cilësinë e dietës për çdo person.

Pas përshtatjes për moshën, gjininë, arsimin, marrjen totale të kalorive dhe praninë e një gjeni që lidhet me një rrezik më të lartë të sëmundjes së Alzheimerit në momentin e vdekjes, ekspertët vunë re se njerëzit me rezultatet më të larta të respektimit të dietës mesdhetare kishin sasi mesatare të pllakave dhe grumbullime të proteinave tau në tru, që korrespondon me afërsisht 18 vjet më të rinj se individët që shënuan rezultatin më të ulët. Pjesëmarrësit që shënuan rezultatin më të lartë në respektimin e dietës MIND kishin sasi mesatare të pllakës dhe tau tangles që ishin rreth 12 vjet më të rinj se ata që shënuan rezultatet më të ulëta. Duke parë përbërësit individualë të dietës, studiuesit zbuluan se njerëzit që hanin më shumë perime me gjethe jeshile kishin gati më pak sasi pllakash amiloide në tru në krahasim me njerëzit që i konsumonin më pak këto perime.

 

Neurology 2023. Doi: 10.1212/WNL.0000000000207176
http://doi.org/10.1212/WNL.0000000000207176


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC