Farmaci

shk72024

Bashkimi Evropian ngre shqetësimin: Barnat thelbësore po zhduken nga tregu.

Barnat bazë, thelbësore për funksionimin e sistemeve shëndetësore evropiane, po zhduken me shpejtësi nga tregu evropian. Ministri i Shëndetësisë në Belgjikë, Frank Vandenbroucke, deklaroi për anëtarët e Komisionit për Ambientin i Parlamentit Evropian (ENVI), se 26% e barnave të përgjithshme janë zhdukur nga tregu i BE-së përgjatë 10 viteve të fundit. Vetëm një ose dy prodhues kanë mbetur për 69% të produkteve.

Strategjitë e BE-së kundër mungesës: lista e barnave kryesore dhe mekanizmi i solidaritetit
"Mungesa e vazhdueshme e barnave përbën një problem serioz", thekson Hugues Malonne, administrator i deleguar i agjencisë federale belge për medikamentet dhe produktet shëndetësore (FAMPH). Në fakt, vetëm në Belgjikë, nuk janë të disponueshme, ose janë në sasi të kufizuara plot 757 produkte. Situata vendase në Belgjikë nuk është shumë e ndryshme nga vendet e tjera të BE-së, ndërsa kjo e fundit reagoi me shpejtësi duke marrë parasysh rëndësinë e problemit. "Tashmë ne disponojmë një mekanizëm solidariteti, një listë të BE-së të Barnave Kryesore dhe një Aleancë për Barnat Kryesore, të gjitha këto mjete që do të testohen, përmirësohen dhe zbatohen në vazhdim nën presidencën belge", deklaroi Vandenbroucke.

Lista e barnave kryesore është një renditje e më shumë se 200 principeve aktive për përdorim nga njerëzit, aktualisht jo në mungesë, por që janë thelbësore dhe që konsiderohen shumë të rëndësishme për sistemet shëndetësore në të gjithë BE-në/HEE-në. Vazhdimësia e furnizimit dhe shmangia e mungesave të tyre është thelbësore.

Krijimi i Aleancës së Barnave Kryesore për të garantuar qasjen e vazhdueshme ndaj barnave
Tani jemi në pritje të publikimit të strategjisë mbi ruajtjen e barnave dhe mbi udhëzimet për blerjen publike të tyre. Në fakt, gurthemeli i kësaj nisme është krijimi i Aleancës së Barnave Kryesore, një hap themelor për t'u garantuar pacientëve qasje të vazhdueshme ndaj barnave që u nevojiten. Përgjegjësit e agjencive për barnat, të bashkuar nën presidencën belge, e mirëpritën Aleancën dhe theksuan rëndësinë e sinergjisë, koordinimit dhe bashkëpunimit për punën e kryer brenda rrjetit evropian të rregullores së barnave.  Presidenca belge, së bashku me Aleancën, e cila përfshin shtetet anëtare, kompanitë farmaceutike dhe ekspertët, synon të sigurojë barna me rrezik më të lartë për mungesë dhe të nxisë prodhimin evropian të barnave kryesore, të tilla si: antibiotikët, antikoagulantët dhe insulina. Agjenda e ministrit Vandenbroucke, gjatë presidencës belge, përfshin tre sfida kryesore: mungesat dhe përballueshmërinë ekonomike të terapive të reja, sfidën e plakjes së popullsisë dhe shkurtimin e personelit shëndetësor. Megjithatë, është gjithashtu e nevojshme të përgatitemi për sfidat e krizave klimatike, të rezistencës antimikrobike (AMR) dhe krizave të tjera të mundshme.

Furnizimi me barna kryesore në agjendën e Polonisë, udhëzimet e ardhshme të Këshillit
Vendet e Ulëta kanë ecur përpara, duke nënshkruar një memorandum me Indinë përsa i përket një bashkëpunimi të mundshëm për rritjen e disponueshmërisë së barnave dhe produkteve të kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë për pacientët holandezë. Gjithashtu edhe Polonia, e cila do të drejtojë Këshillin e BE-së në vitin 2025, e ka përfshirë çështjen e furnizimit me barna në prioritetet e presidencës së saj. Objektivi i këshillit është të garantojë qasje universale dhe të drejtë ndaj barnave kryesore, të tilla si ato që përdoren për sëmundje të rënda, të cilat nuk mund të zëvendësohen lehtësisht me medikamente të tjera dhe që kanë çmime të përballueshme për pacientët që banojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Për më tepër:
https://www.euractiv.com/section/health-consumers/neës/critical-medicines-alliance-gains-momentum-under-belgian-presidency/


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC