Farmaci

dhj72023

Unioni i Biznesit Farmaceutik: Ulja e prodhimit të barnave po shkakton vështirësi në furnizimin e tregut dhe mungesë në disa barna

Ulja e prodhimit të barnave nga shoqëritë farmaceutike nëpër botë ka shkaktuar vështirësi në furnizimin e tregut ndërkombëtar me barna, nga të cilat po preket edhe Shqipëria që pritet të përballet me mungesa duke qenë një treg i vogël, që furnizimin me barna e bazon kryesisht tek ato të importit. Unioni i Biznesit Farmaceutik organizoi për herë të parë konferencën "Pharma Horizon" me temë: "Avancimi i Kujdesit Shëndetësor përmes shpërndarjes së barnave, aksesit të pacientëve dhe tendencat e së ardhmes". Presidenti i këtij Unioni, zoti Dorian Sadiku, thekson se kjo konferencë është përpjekja e parë për krijimin e kushteve për një bashkërendim të strukturuar ndërmjet të gjithë aktorëve të sistemit të kujdesit shëndetësor.
 
"Jemi bërë të gjithë bashkë për diskutimin e problematikave të hasura në tregjet ndërkombëtare, me qëllim përballimin e kësaj vale që po godet vendin tonë. Një nga sfidat kryesore që po hasim sot është ulja e prodhimit të barnave dhe për pasojë, mungesa e barnave në treg. Këtë sfidë po e vuan Shqipëria dhe jo vetëm ajo. Në këtë pikë, ne duam të japim kontributin tonë, me qëllim funksionimin sa më të mirë shërbimit shëndetësor me në qendër pacientin", u shpreh zoti Sadiku. 

Në këtë konferencë, u evidentua roli i rëndësishëm i shoqërive të industrisë farmaceutike, ndërkohë që zoti Sadiku shprehu gatishmërinë e Unionit të Biznesit Farmaceutik në dhënien e kontributit të tyre në më të mirën e kujdesit shëndetësor për pacientin. 

"Sigurisht që tashmë ne duhet të shohim lehtësimin e disa proceseve rregullatore përsa i përket aksesimit të barnave nga pacientët shqiptarë, duke pasur parasysh që kemi tregje të vogla dhe që këto të fundit nuk janë aq tërheqëse për kompanitë e huaja. Prandaj, ne duhet të gjejmë mënyrat se si të bëhemi tërheqës dhe t'u mundësojmë pacientëve barnat e duhura", theksoi zoti Sadiku.

Kjo konferencë e parë e UBF-së u zhvillua në tre panele, në të cilat, përveç sfidave aktuale të sistemit shëndetësor në lidhje me furnizimin me barna, u diskutua ndër të tjera edhe rëndësia e modernizimit dhe tendencat digjitale të së ardhmes në këtë sektor. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shoqërive farmaceutike, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, drejtues të QSUT-së dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, kryetari i Shoqatës Evropiane të Distributorëve, drejtori i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Industrisë e shumë aktorë të tjerë të rëndësishëm në fushën e shëndetësisë.

Ky takim synon ndërtimin e një platforme ndërveprimi midis aktorëve të ndryshëm të shërbimit shëndetësor dhe politik të mbështetur nga industria farmaceutike. 


Alma Demiraj

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC