Farmaci

gus12023

OBSH-ja përditëson listën e barnave esenciale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar listën e përditësuar të barnave esenciale, duke shtuar 24 molekula të reja në listën e barnave për të rriturit dhe 12 në atë për fëmijët. Në terma të përgjithshëm, numri i barnave esenciale tani ka arritur në 502 për të rriturit dhe 361 për fëmijët.

Barnat esenciale, shpjegon OBSH, janë "ato që plotësojnë nevojat shëndetësore prioritare të një popullate" dhe që duhet "të jenë të disponueshme në çdo kohë, në forma të përshtatshme dozimi, me cilësi të garantuar dhe me çmime që njerëzit dhe sistemet shëndetësore të mund t'i përballojnë".

Dokumenti, i cili doli nga takimi i një komiteti të posaçëm të OBSH-së të mbajtur në fund të prillit, çoi në forcimin e listës së barnave esenciale me futjen e molekulave të reja, zgjerimin e indikacioneve për barnat tashmë në përdorim dhe hyrjen e formulimeve të reja.

Risitë më thelbësore kanë të bëjnë me sklerozën e shumëfishtë: patologji për të cilën deri më tani nuk ishte përfshirë asnjë medikament në listë; edicioni i ri përfshin tre molekula që mund të vonojnë ose ngadalësojnë përparimin e saj (cladribine, glatiramer acetate dhe rituximab). Në planin e sëmundjeve kardiovaskulare, risi është futja e kombinimeve fikse të disa përbërësve aktivë (të ashtuquajturat 'polipilula') për parandalimin e sëmundjeve kardiake. Të tjera barna që janë pjesë e listës janë antibiotikët e rinj (veçanërisht për infeksionet rezistente) dhe antitrupat monoklonal për trajtimin e ebolës. Dy medikamente antikancerogjene dhe disa formulime insuline i shtohen gjithashtu listës së re: këto të fundit ofrojnë "përparësi për pacientët ndaj flakoneve dhe shiringave për sa i përket lehtësisë në përdorim, saktësisë më të madhe të dozimit dhe aderimit më të mirë", shkruan OBSH. Për sa i përket fëmijëve, ndër hyrjet më të rëndësishme në listë është ushqimi terapeutik për të luftuar kequshqyerjen.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC