Farmaci

maj262023

Një terapi me antitrupa mund të bllokojë përparimin e Alzheimerit

Një medikament i aprovuar së fundi për Alzheimerin mund të bllokojë disa grumbuj të vegjël të proteinës beta-amiloide që notojnë nëpër lëngun e indeve cerebrale, duke arritur në shumë rajone të trurit duke ndërprerë funksionin lokal të neuroneve dhe duke shkaktuar përparimin e sëmundjes së Alzheimerit (AD), sipas një studimi të publikuar në "Neuron".

"Puna jonë është e para që ka treguar se lecanemabi mund të trajtojë njerëzit me Alzheimer dhe rënie konjitive të ngadaltë", thotë autori kryesor i studimit Dennis Selkoe nga Brigham and Women's Hospital në Boston.

Në janar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi lecanemabin, një terapi me antitrupa për trajtimin e AD-së. Në një studim klinik të fazës 3, lecanemabi ka treguar se është i aftë të ngadalësojë rënien konjitive te pacientët me AD të hershme.

Studiuesit dyshonin se efekti pozitiv i medikamentit mund të lidhej me aftësinë e tij për të lidhur dhe neutralizuar agregatet e tretshme të proteinës beta-amiloide, të njohura gjithashtu si protofibrile ose oligomere, grumbuj të vegjël, lundrues të lirë të proteinës beta-amiloide. Këto mpiksje të vogla mund të formohen në tru përpara se të grumbullohen më tej në pllaka të mëdha amiloide, dhe gjithashtu mund të shkëputen dhe përhapen larg pllakave amiloide që kanë arritur tashmë atje.

Edhe pse, askush nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë me ashpërsi strukturore se çfarë ishte një protofibril ose oligomer me të cilin mund të lidhej lecanemabi, autorët e studimit arritën ta identifikonin pikërisht këtë strukturë. Ata zhytën indet e trurit në solucione të kripura të pacientëve tipikë me AD pas vdekjes, të cilat më pas u centrifuguan me shpejtësi të lartë dhe përcaktuan strukturën atomike të këtyre agregateve të vogla, deri sa arritën në atomin e vetëm.

Në vazhdim ekspertët do të analizojnë se si këto grumbuj të vegjël të proteinës beta-amiloide udhëtojnë nëpër trurin e kafshëve të gjalla dhe gjithashtu do të studiojnë se si sistemi imunitar reagon ndaj këtyre substancave toksike.

"Kërkimet e fundit kanë treguar se reagimi i sistemit imunitar të trurit ndaj porteinës beta-amiloide është një komponent kyç i AD-së. Në vazhdim ne do të thellohemi më shumë në këtë çështje", përfundon Selkoe.

 

Neuron 2023. Doi: 10.1016/j.neuron.2023.04.007
http://doi.org/10.1016/j.neuron.2023.04.007


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC