Farmaci

sht302022

Sëmundjet kardiometabolike. Një medikament kundër psoriazës mund të sjellë përfitime

Apremilasti, një medikament i përdorur kundër psoriazës, mund të ndihmojë në reduktimin e yndyrës në trup dhe të ofrojë përfitime të përgjithshme te pacientët me sëmundje kardiometabolike, të paktën sipas hulumtimit të sapo publikuar.

Hulumtimi, një provë klinike jo me përzgjedhje rastësore, e udhëhequr nga Joel M. Gelfand nga Universiteti i Pensilvanisë, zbuloi se apremilasti kishte efekt në uljen e yndyrës së trupit dhe një sërë shënjuesish molekularë.

Në total, 70 pacientë me psoriazë të moderuar deri në të rëndë u regjistruan në një projekt me një krah të hapur, të kryer në periudhën prill 2017- gusht 2021 në shtatë qendra dermatologjike në të gjithë SHBA-në.

Pjesëmarrësit morën 30 mg apremilast, një frenues oral i fosfodiesterazës-4 (PDE-4) i miratuar për trajtimin e psoriazës dhe artritit psoriatik, dy herë në ditë. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 47.5 vjeç; shumica prej tyre meshkuj (77.1%). BMI-ja mesatare në fillimin e trajtimit ishte 30. Pacientët pësuan një reduktim prej afërsisht 5-6% të yndyrës nënlëkurore dhe viscerale në javën e 16-të dhe ky efekt u ruajt për një vit të ndjekjes.

Nuk pati asnjë ndryshim në inflamacionin vaskular të aortës në javën e 16-të ose në javën e 52-të nga niveli fillestar.

Megjithatë, studiuesit testuan 68 bioshënjues kardiometabolikë. Në javën e 16-të, pati reduktime në nivelet e interleukinës-1b, fetuinës A, valinës, leucinës dhe izoleucinës dhe në javën e 52-të, shkruajnë autorët, pati ulje potencialisht të dobishme në trupat e ferritinës, alfa-hidroksibutiratit, acetonit dhe ketonit me një rritje të apolipoproteinës A-1, por ka ndodhur një reduktim i rrjedhjes së kolesterolit.

Prandaj, studiuesit kanë deklaruar se megjithëse nuk ka një lidhje të qartë me inflamacionin vaskular të aortës, apremilasti në përgjithësi shoqërohet me ulje të yndyrës viscerale dhe efekte të dobishme në shënjuesit e ndryshëm kardiometabolikë, duke treguar një efekt të mundshëm pozitiv te pacientët me sëmundje kardiometabolike dhe psoriazë.

"Nëse do të kontrollojmë pacientët për diabet, do të kontrollojmë edhe kolesterolin e tyre, presionin e gjakut dhe t'i trajtojmë ata siç duhet, ne mund të reduktojmë rrezikun kardiovaskular dhe të ulim hendekun e jetëgjatësisë me të cilën përballen ende sot njerëzit me psoriazë", përfundon Gendalfi.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC