Farmaci

shk292024

Medikamentet opioide të përshkruara gjatë shtatzënisë shtojnë rrezikun për lindje të parakohshme

Një studim i gjerë kontroll rasti i publikuar në JAMA Network Open evidenton një lidhje ndërmjet ekspozimit ndaj opioideve gjatë shtatzënisë dhe shtimit të rrezikut për lindje të parakohshme spontane. Ai thekson edhe rëndësinë e përshkrimit të kujdesshëm të medikamenteve për menaxhimin e dhimbjeve kronike në shtatzëni, sidomos ato muskuloskeletore, fibromialgjike, neuropatike dhe të migrenës.

Olivia Bosworth dhe kolegët e saj kanë analizuar të dhënat retrospektive që lidhen me një grup grash shtatzëna për të verifikuar nëse përshkrimi i opioideve në shtatzëni lidhet me një incidencë më të lartë të lindjes së parakohshme spontane. Në grupin, objekt studimi, të përbërë nga 251.087 gra shtatzëna, nga të cilat 25.391 raste të lindjes së parakohshme spontane lidheshin me 225.696 kontrolle për një maksimum nga 1 në 10 në bazë të datës së fillimit të shtatzënisë, sipas etnisë, moshës në lindje dhe historisë së mëparshme për lindje të parakohshme. Rezultatet e grumbulluara tregojnë se 7.4% të pacientëve iu ishin përshkruar opioide gjatë 60 ditëve përpara lindjes. Përsa i përket mosekspozimit ndaj opioideve, çdo dyfishim i ekuivalentëve të miligramëve të morfinës (MME) të ndryshme nga zero lidhej me shtimin me 4% të probabilitetit për lindje të parakohshme spontane. "Edhe pse është shpesh e nevojshme që të trajtohet dhimbja gjatë shtatzënisë, rreziqet potenciale për fetusin i kufizojnë medikamentet që përdoren", shkruajnë autorët, duke ritheksuar se opiodiet janë kthyer në trajtimin primar për dhimbjen gjatë shtatzënisë dhe deri në 21% e grave shtatzëna përdorin opioide në një pikë të caktuar gjatë shtatzënisë.

"Një nga nevojat e pazgjidhura nga studimet e mëparshme mbi ekspozimin prenatal ndaj opioideve ishte vështirësia në dallimin e lindjes së parakohshme të indikuar dhe spontane, gjë që ndikonte në kapacitetin e mjekëve për t'i këshilluar pacientët e tyre në mënyrën e duhur mbi rreziqet potenciale të lidhura me përdorimin sporadik të opioideve në shtatzëni. Kjo shkaktohet nga mungesa e të kuptuarit se sa mund të ndikojë në shëndetin prenatal ekspozimi ndaj opioideve", thotë Bosworth, duke shpjeguar se studimi qartëson akoma më shumë dhe përmirëson të kuptuarin e rreziqeve të mundshme të lidhura me përdorimin e opioideve te gratë shtatzëna.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC