Farmaci

jan152021

Përdorimi i barnave në pandemi. AIFA: Në rënie, përdorimi i antiviralëve, FANS-ave, pilulës së emergjencës. Në shtim, anksiolitikët

Konsum në rritje i heparinës dhe glukokortizonikëve dhe rënie e përdorimit të antiviralëve, FANS-ave, barnave për disfunksionin erektil dhe kontraceptivëve të emergjencës. Në shtim, konsumimi i anksiolitikëve. Kjo është panorama që krijon monitorimi i blerjes së barnave gjatë pandemisë Covid-19, botuar në faqen e internetit të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA) e cila analizoi trendin e konsumit të barnave për Covid-19, barnave injektuese e për përdorim spitalor dhe atyre të blera në farmacitë lokale, duke i krahasuar me një vit më parë (2019).

Monitorimi, i cili përditësohet çdo muaj, zbulon se përdorimi i heparinës dhe glukokortizonikëve (barnat e linjës së parë të terapisë anti Covid-19 edhe në shtëpi) është rritur, siç pritej, në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, si përsa u përket blerjeve spitalore, ashtu edhe atyre në farmacitë lokale.

Duke filluar nga prilli i vitit 2020, është reduktuar konsumi i antiviralëve që ishin më pak efektivë kundër Covid-19 dhe për këtë arsye nuk rekomandohen më nga AIFA për këtë përdorim (lopinavir/ritonavir, darunavir/kobicistat, colchicine dhe hidroksiklorokinë). Gjatë vitit 2020, pati shtim në blerjet e azitromicinës, edhe pse AIFA nuk e miratoi përdorimin e saj për Covid-19.

Në mjedisin spitalor, mes barnave jo specifike për Covid-19, krahasuar me vitin 2019, kishte një rritje të anestetikëve të përgjithshëm dhe stimuluesve kardiakë të injektueshëm (të dy të përdorur në terapitë intensive dhe nënintensive), reduktim të blerjes së barnave onkologjike intravenoze në vitin 2019, që u kompensuan pjesërisht nga shtimi i blerjes së barnave subkutane dhe orale. Mes barnave të blera në farmacitë lokale, u rrit konsumi i anksiolitikëve krahasuar me vitin 2019, ndërsa ai i FANS-ave u ul, ndërsa barnat për disfunksionin erektil dhe kontraceptivët e emergjencës treguan një ulje të konsiderueshme të përdorimit gjatë periudhës së karantinës (mars/maj 2020).


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC