Ushqyerje

mar62024

Zorra e irrituar. Dieta me përmbajtje të ulët të FODMAP lehtëson simptomat. Studimi italian

Sindromi i zorrës së irrituar (IBS) është një nga çrregullimet më të zakonshme të ndërveprimit zorrë-tru dhe shfaqet me simptoma, të tilla si: fryrja, dhimbjet dhe ndryshimet në shpeshtësinë e feçes. Mbizotërimi i tij varion nga 3,8% në 12% në përgjithësi në popullsi, me incidencë më të lartë te gratë. Praktikat moderne të menaxhimit të IBS theksojnë një qasje holistike, e cila ndërthur trajtimet mjekësore, ndryshimet në ushqim dhe terapitë psikologjike. Kjo qasje botërore, e krijuar nga një ekip shumëdisiplinor, synon të ndërgjegjësojë pacientët për një vetëmenaxhim efikas të sëmundjes në kohë. Sipas udhëzimeve për menaxhimin e IBS, rekomandohet ndjekja e një diete tradicionale si qasje fillestare, e pasuar nga një dietë me përmbajtje të ulët të FODMAP (oligosakaride, disakaride, monosakaride dhe poliole të fermentueshme), në rast dështimi.

Efikasiteti i dietës me përmbajtje të ulët FODMAP
Studimet mbi efikasitetin e dietës me përmbajtje të ulët të FODMAP në IBS, kanë kryesisht një normë suksesi 50-75%. Qasja e dietës FODMAP nga lart poshtë përbëhet nga tre faza: kufizimi i FODMAP, rikonsumimi gradual i ushqimeve të ndaluara më parë me qëllim vlerësimin e tolerancës, si dhe personalizimi i një diete të ndryshuar në bazë të tolerancës individuale. Personalizimi dhe rikonsumimi gradual i FODMAP mund të përmirësojë akoma më shumë përshtatshmërinë dhe aderimin afatgjatë, duke iu ofruar pacientëve një qasje të përshtatur për menaxhimin e simptomave të IBS.
 
Kufizimet e dietës me përmbajtje të ulët FODMAP
Pavarësisht efikasitetit në lehtësimin e simptomave, dieta me përmbajtje të ulët të FODMAP lidhet me shumë sfida dhe kufizime. Konstatohen vështirësi shoqërore dhe në stilin e jetesës, duke përfshirë edhe shpenzimet dhe ndikimin në cilësinë e jetës, me këshillat dietike tradicionale më të leverdishme dhe më praktike. Mungesat ushqimore (sidomos ato të fibrave dhe vitaminave), përkeqësimi i mundshëm i kapsllëkut dhe ndryshimet e mikrobiotës (mbi të gjitha ato të lidhura me reduktimin e Bifidobacterium) zgjojnë shqetësim dhe duhen monitoruar në mënyrë aktive nga operatorët shëndetësorë.

Perspektivat e së ardhmes
Është thelbësor vazhdimi i studimit për të konfirmuar efektet afatgjata të dietës me përmbajtje të ulët të FODMAP tek IBS, duke vlerësuar ndërlikimet në nivel ushqimor dhe të mikrobiotës intestinale. Ne mund ta përballojmë me efikasitet ndërlikueshmërinë e menaxhimit të IBS dhe të përmirësojmë cilësinë e jetës së pacientëve, vetëm përmes një qasjeje të plotë dhe të personalizuar.

https://www.mdpi.com/2072-6643/16/3/370


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC