Ushqyerje

tet82021

Sëmundjet metabolike. Agjërimi me ndërprerje është një strategji efektive. Ja, si funksionon

Nga një artikull i botuar në Endocrine Reviews, revista zyrtare e Shoqatës Endokrine, del se përqendrimi i marrjes së të gjitha kalorive ditore në të njëjtën dritare prej 8-10 orësh, ditë pas dite, paraqet një strategji efektive në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. "Ushqyerja në harkun e një periudhe të kufizuar është një formë e agjërimit me ndërprerje, që kufizon marrjen e ushqimit gjatë një numri të caktuar orësh çdo ditë", shpjegon Satchidananda Panda nga Instituti Salk për Studime Biologjike në La Jolla, Kaliforni, një ndër autorët e studimit.

Me fjalë të tjera, kjo lloj diete konsiston në agjërimin për rreth 16 orë, pastaj ngrënien në kohën e mbetur, të 8 porcioneve me ushqime të shëndetshme e asnjëherë të bollshme dhe kështu, anashkalimin e mëngjesit ose darkës. "Agjërimi me ndërprerje mund të përmirësojë gjumin dhe cilësinë e jetës së njeriut, si dhe të zvogëlojë rrezikun e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës", vazhdon studiuesi i cili, së bashku me kolegët e tij, analizuan studimet klinike mbi ushqimin me kohë të kufizuar, si dhe mundësinë e kërkimeve të ardhshme për të kuptuar më mirë përfitimet e tij shëndetësore.
"Hulumtimet e fundit sugjerojnë se gjenet, hormonet dhe metabolizmi rriten dhe bien në periudha të ndryshme të ditës 24-orëshe. Dhe, harmonizimi i zakoneve të përditshme të të ngrënit sipas orës së brendshme të trupit mund të përmirësojë shëndetin dhe të zvogëlojë rrezikun ose ashpërsinë e sëmundjeve kronike të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e mëlçisë", shkruajnë studiuesit. Dhe Panda, përfundon: "Ushqyerja në kohë të rastësishme të ditës ndërpret sinkroninë e orës sonë të brendshme, duke e bërë trupin më të prekshëm ndaj sëmundjeve. Një medikament efektiv për mungesën e sinkronisë është pikërisht agjërimi me ndërprerje, një mënyrë jetese që mund të përvetësohet nga çdokush dhe që mund të përmirësojë gjendjen shëndetësore, duke mundësuar një jetë më të shëndetshme dhe më të kënaqshme".

 

Endocrine Reviews, 2021 Doi: 10.1210/endrev/bnab027
https://academic.oup.com/edrv/advance-article-abstract/doi/10.1210/endrev/bnab027/6371193


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC