Shëndetësi

sht142023

Të moshuarit. Trajtimi i hipertensionit redukton rrezikun për demencë

Të moshuarit që përdorin antihipertensivë kanë një rrezik të reduktuar për të zhvilluar demencë në krahasim me ata me hipertension të patrajtuar, dhe nuk kanë asnjë rrezik të shtuar për të zhvilluar demencë në krahasim me kontrollet e shëndetshme, sipas një studimi të publikuar në "JAMA Network Open". 

"Dobia e antihipertensivëve për parandalimin e demencës me kalimin e viteve vazhdon të mbetet e paqartë dhe shumë e kontestuar. Për të sqaruar më mirë çështjen, ne analizuam lidhjet midis historisë së hipertensionit, përdorimit të antihipertensivëve dhe presionit të gjakut të matur në fillim në një moshë të avancuar (mbi 60 vjeç) me demencë dhe faktorë të tillë si mosha, gjinia dhe përkatësia etnike", shpjegon autori kryesor i studimit Matthew Lennon nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor në Sidnei, Australi. 

Studiuesit përfshinë në rishikimin e tyre studime gjatësore mbi plakjen të bazuara në popullatë që kishin marrë pjesë në grupin COSMIC (Cohort Studies of Memory in an International Consortium). Pjesëmarrësit ishin individë të moshës 60-110 vjeç pa demencë në nisje të studimit, të cilët banonin në 15 vende të ndryshme (SHBA, Brazil, Austral, Kinë, Kore, Singapor, Afrikë Qendrore, Kongo, Nigeri, Gjermania, Spanjë, Itali, Francë, Suedia dhe Greqia) të cilët u grupuan në tre kategori të  ndryshme (kontrolle të shëndetshëm, njerëz me hipertension të trajtuar dhe individë me hipertension të patrajtuar) duke u bazuar në një diagnozë të mëparshme të hipertensionit dhe përdorimin bazë të antihipertensivëve. 

Analiza përfshiu 17 studime të cilët përfshinë gjithsej 34,519 të moshuar dhe i ndoqën ata për 4.3 vite mesatarisht. Në analizën kryesore, pjesërisht të rregulluar që përfshin 14 studime, individët me hipertension të patrajtuar kishin një rrezik 42% më të lartë për të zhvilluar demencë në krahasim me kontrollet e shëndetshme dhe një rrezik 26% më të lartë krahasuar me subjektet me hipertension të trajtuar. Individët me hipertension të trajtuar gjithashtu nuk kishin rrezik të rritur ndjeshëm për demencë kur u krahasuan me kontrollet e shëndetshme. Lidhja midis përdorimit të antihipertensivëve ose statusit të hipertensionit dhe demencës nuk ndryshoi sipas presionit bazë të gjakut. Në përfundim, nuk u gjet asnjë lidhje domethënëse midis presionit të gjakut sistolik ose atij diastolik bazë dhe rrezikut për demencë në asnjë analizë, as nuk u gjet ndonjë ndërveprim domethënës me moshën, gjininë ose grupin etnik.


JAMA Network Open 2023. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2023.33353
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2023.33353

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC