Mirëqenie

sht192022

Stili i shëndetshëm i jetesës ul rrezikun e vdekjes nga sëmundja e Parkinsonit

Sipas një studimi të publikuar në JAMA Network Open dhe të nënshkruar nga Xinyuan Zhang nga Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston, stili i jetesës, duke përfshirë dietën dhe aktivitetin fizik, mund të ndryshojnë prognozën e sëmundjes së Parkinsonit.

"Për shembull, cilësia më e mirë e dietës dhe nivelet e larta të aktivitetit fizik shoqërohen me një rrezik më të ulët të sëmundjes së Parkinsonit; megjithatë, pak dihet për rolin afatgjatë të një stili jetese të shëndetshme në mbijetesën e të prekurve nga kjo sëmundje", shkruajnë autorët, të cilët u përpoqën të hetonin nëse cilësia më e mirë e dietës dhe aktivitetit fizik kontribuon, vetëm ose në sinergji, në përmirësimin e mbijetesës për të prekurit nga Parkinsoni.

Studimi prospektiv u bazua në dy grupe amerikane: Nurses' Health Study (NHS) dhe Health Professionals Follow-up Study (HPFS). I pari, filloi në vitin 1976 dhe rekrutoi 121,700 infermiere femra midis moshës 30-55 vjeç, ndërsa tjetri, filloi një dekadë më vonë dhe përfshiu 51,529 veterinerë, dentistë, farmacistë, optometristë, osteopate dhe mjekë podiatër meshkuj të moshës 40-57 vjeç.

Pjesëmarrësit me Parkinson të konfirmuar gjithashtu morën pjesë në studim. Në ekuilibër, studiuesit zbuluan se krahasuar me ata me zakone jo të shëndetshme para dhe pas diagnostikimit, pjesëmarrësit që ndiqnin një dietë të shëndetshme dhe ushtroheshin përpara diagnostikimit kishin një rrezik të reduktuar prej 49% të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, ndërsa ata që kishin adoptuar zakone të shëndetshme pas diagnostkimit kishin 65% më pak gjasa për të vdekur nga sëmundja e Parkinsonit.

"Këto gjetje jo vetëm që përforcojnë rekomandimet aktuale të shëndetit publik për adoptimin e sjelljeve të shëndetshme, por gjirhashtu i shtohen një numri në rritje të studimeve të cilët tregojnë se sjellje të tilla mund të mbrojnë kundër neurodegjenerimit, veçanërisht nëse lidhet me sëmundjen e Parkinsonit", shkruajnë Beate Ritz dhe Kimberly Paul nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos në një editorial komentues.

 

JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.27738
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.27738

JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.27743
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.27743


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC