Fitoterapi

sht112023

Riniti, rinosinusiti kronik dhe astma. Terapitë bimore që reduktojnë inflamacionin

Rinosinusiti është një gjendje inflamatore e mukozës së hundës dhe sinuseve paranazale që mund të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës dhe aktivitetet e përditshme në 12-15% të popullsisë së përgjithshme.

Shumë antibiotikë janë të përshkruar për rinosinusitin akut, megjithëse përshkrimi i antibiotikëve duhet të jetë më i kufizuar për pacientët me rinosinusit akut bakterial. Infeksioni viral çon në rritjen e citokineve proinflamatore dhe qelizave inflamatore në epitelin e hundës. Në të njëjtën kohë, invazioni viral mund të shkaktojë dëmtim të epitelit ciliar, duke rezultuar në dëmtim të pastrimit mukociliar dhe rritje të sekretimit viskoz. Rrjedhimisht, këto ndryshime rrezikojnë drenimin e ventilimit paranazal. Barnat bimore (HM), me efekte antiinflamatore, imunomoduluese dhe përshpejtuese të frekuencës së rrahjes ciliare, mund të përdoren si trajtim për rinosinusitin kronik (CHS) dhe sëmundjet e tjera alergjike. HM-të e ndryshëme mund të veprojnë në patofiziologjinë e këtyre gjendjeve inflamatore bazuar në mekanizmat e tyre të veprimit.

47 studime të kontrolluar me përzgjedhje rastësore (8074 pacientë) të cilat vlerësuan 18 përzierje bimore në gjashtë popullata të ndryshme të rinosinusitit u përfshinë në metaanalizën që arriti në përfundimin se tregon barnat bimore mund të përdoren si për të trajtuar rinosinusitin akut ashtu edhe atë kronik. Rezultatet e studimit mbështesin përfitimet e barnave bimore për rinosinusitin akut, veçanërisht në kushtet e etiologjisë virale që përbëjnë 95% të rasteve të rinosinusitit akut. Pelargonium sidoides dhe Andrographis paniculate kanë treguar përfitime në përmirësimin e simptomave për ftohjen e zakonshme. Në veçanti, pelargoniumi ka treguar efekte të dobishme në përmirësimin e simptomave (siguri e moderuar e provave). Për rinosinusitin akut post-viral, Spicae aetheroleum, Pelargonium sidoides, Sinupret (Gentianae radix, Primulae flos, Rumicis herba, Sambuci flos, Verbenae herba) dhe TMAR (Tropaeoli majoris dhe Armoraciae rusticanae) kanë treguar përfitime të lidhura me cilësinë e jetës. (HRQoL). Spicae aetheroleum ka rezultuar të jetë më efektive në përmirësimin e cilësisë së jetës në lidhje me shëndetin (HRQoL) (siguri e moderuar). Për CRSsNP, (rinosinuziti kronik pa polipe nazale), Origanum vulgare, Pimpinella anisum, CHM (barna bimore kineze) (Lianhuaqingwen) dhe Nigella sativa kanë treguar përfitime në përmirësimin e simptomave të rinosinusitit dhe HRQoL. Ekstraktet e Origanum vulgare kanë treguar se janë trajtimi më i dobishëm për përmirësimin e simptomave dhe HRQoL-së (siguri e ulët). Ndërsa Cineole dhe Pelargonium sidoides ishin trajtimet më efektive në kontrollin e simptomave (siguri e moderuar). Cineole, i njohur gjithashtu si eukaliptol, është përbërësi kryesor i vajit të eukaliptit, ky monoterpen natyral ka efekte antiinflamatore dhe përshpejton frekuencën e rrahjes ciliare, duke përmirësuar pastrimin e lëngjeve të sinuseve. Po kështu, Sinupret është një kombinim fiks i pesë HM-ve që kanë efekte sekretolitike dhe antiinflamatore.
Për sa i përket mekanizmave të veprimit, Pelargonium sidoides ka aftësi imunomoduluese nëpërmjet çlirimit të faktorit të nekrozës së tumorit (TNF)-á dhe oksideve nitrik, stimulon interferon-beta dhe rritjen e aktivitetit të qelizave vrasëse natyrore. Thymoquinone, një përbërës bioaktiv nga Nigella sativa, vepron si një antibiotik natyral. Lianhuaqingwen granulosas, i përbërë nga 13 barishte, zvogëlon shprehjen e ndërmjetësve inflamatorë në mukozën e hundës të pacientëve me CRSsNP, duke përfshirë interleukinën (IL)-4, IL-5, proteinën kationike eozinofile, interferon-gama, mieloperoksidazën e neutrofileve dhe TNF-al. Ekstraktet bimore Origanum vulgare reduktuan citokinat pro-inflamatore përmes frenimit të NF-kappaB.

Fuqia e këtij studimi është se ai ka përfshirë provat e fundit me përzgjedhje rastësore që përdorin HM-të për trajtimin e rinosinusitit, me përzgjedhje, analizë dhe vlerësim rigoroz sipas rekomandimeve të Cochrane dhe GRADE. Rrjedhimisht, për shkak të kritereve të rrepta, të dhënat që mbështesin përdorimin e HM-ve për CRS-të janë kufizuar në disa prova me përzgjedhje rastësore me siguri të ulët të provave. Edhe pse, rezultatet e këtij studimi treguan se HM-të kanë përfitime të konsiderueshme për trajtimin e për formave të ndryshme të rinosinusitit.

 

Hoang MP, Seresirikachorn K, Chitsuthipakorn W, Snidvongs K. Herbal Medicines for Rhinosinusitis: A Systematic Review and Network Meta-analysis. Curr Allergy Asthma Rep. 2023 Feb;23(2):93-109. doi: 10.1007/s11882-022-01060-z. Epub 2023 Jan 7.PMID: 36609950 Review.

Eugenia Gallo
CERFIT - AOU Careggi, Firence


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC