Farmaci

shk62024

Pacientët kardiopatikë janë gjashtë herë më të rrezikuar nga depresioni. Barnat antidepresive efektive dhe të sigurta.

Rreziku për t'u prekur nga depresioni është shumë i lartë te pacientët me sëmundje zemre, por përdorimi i barnave antidepresive nuk paraqet rrezik, sipas një studimi të paraqitur në Kongresin e NeuroPsikoFarmakologjisë.

Te pacientët kronikë, në veçanti tek ata që vuajnë nga zemra, rreziku për t'u prekur edhe nga depresioni është shumë i lartë, me incidencë prej 30%: deri në 6 herë më i lartë, krahasuar me 5-7% të popullsisë së përgjithshme. Te këta pacientë, përdorimi i barnave antidepresive nuk paraqet rrezik, as për të mbijetuarit e një infarkti, as për pacientët me dhimbje torakale funksionale dhe as për ata me dhimbje patologjike koronare. Këto terapi funksionojnë mirë edhe te pacientët me lumbalgji, ose lezione cerebrale traumatike. Gjatë kongresit u diskutuan të dhënat e grumbulluara nga studimi i Universitetit Charité të Berlinit dhe i Universitetit Aarhus në Danimarkë.

Patologjitë kronike dhe depresioni, një marrëdhënie e ndërsjellë
"Depresioni është patologjia mendore më e shpeshtë në Itali, me më shumë se 3 milionë persona që vuajnë nga simptoma depresive dhe një prevalencë të shtuar nga pandemia e Covid-19. Shumë studime ndërkombëtare kanë treguar se në Itali, incidenca e depresionit është 30% te të sëmurët me patologji kronike të përhapura, të tilla si diabeti apo pamjaftueshmëria kardiake. Kjo përqindje është shumë e lartë nëse krahasohet ne atë të konstatuar te popullsia në përgjithësi, e cila luhatet ndërmjet 5% dhe 7%. 25 pikë më shumë në përqindje, 6 herë më shumë. Por, marrëdhënia e patologjive kronike dhe depresionit është 'e ndërsjellë'. Jo vetëm një i sëmurë kronik ka rrezik të shtuar për të rënë në depresion, krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë, por edhe ata që vuajnë nga depresioni kanë probabilitet të madh për t'u prekur nga patologji kronike. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kemi të qarta mundësitë e trajtimit për pacientët me depresion dhe komorbiditete të tjera", shpjegon Claudio Mencacci, bashkëpresident i SINPS (Shoqata e NeuroPsikoFarmakologjisë).

Barnat antidepresive te pacientët me patologji të tjera
Edhe pse barnat antidepresive janë trajtimi i parë për çdo çrregullim depresiv, pjesa më e madhe e studimeve që synojnë vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetit të këtyre barnave, i përjashtojnë pacientët me komorbiditete të tjera. Prandaj, përfshihet shumë pak përdorimi i barnave antidepresive gjatë trajtimit të depresionit te pacientët me sëmundje të tjera. "Ky studim i ri ka mbushur një boshllëk të rëndësishëm. Bazuar në 176 rishikime sistematike, të cilat morën në studim 43 sëmundje dhe 52 metaanaliza, që iu përkasin 27 gjendjeve mjekësore të ndryshme, rezultatet tregojnë se medikamentet antidepresive janë të sigurta dhe efikase edhe për pacientët që vuajnë nga depresioni dhe që kanë pasur patologji të mëparshme, të tilla si kanceri, sëmundjet kardiake dhe metabolike, si edhe çrregullimet reumatologjike dhe neurologjike", thotë Matteo Balestrieri, bashkëpresident i SINPF.

Një e dhënë vendimtare kjo për ata që vuajnë qoftë nga depresioni, qoftë edhe nga patologji fizike, por është thelbësore edhe për orientimin e praktikës klinike. "Cilësia e jetës, shpesh ndërlikohet shumë, sidomos nga depresioni. Ne e dimë që edhe rrugëtimi i sëmundjes fizike është më i rëndë te pacientët që vuajnë nga depresioni. Prandaj, trajtimi me antidepresivë i këtyre pacientëve, duke marrë edhe masa të tjera terapeutike, mund t'iu vijë vërtet në ndihmë atyre", vëzhgon Mencacci. Gjithsesi, është ende e nevojshme të bëhet kujdes për kundërindikacione  dhe ndërveprime të mundshme me barna të tjera të marra nga pacienti. Fatmirësisht, në ditët e sotme ekzistojnë shumë barna antidepresive me mekanizma të ndryshëm veprimi. Pra, pothuajse në çdo rast, ekziston të paktën një bar i përshtatshëm për të trajtuar depresionin te çdo pacient, pavarësisht nga historia e tyre mjekësore. Sigurisht, është shumë i rëndësishëm menaxhimi i terapisë, pasi ajo të jetë filluar, si për çdo pacient", shpjegojnë ekspertët e SINPF.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC