Farmaci

shk142023

Diabeti 2 dhe monoterapia me metforminë. Kujdes vlerat e hemoglobinës së glikuar!

Vlerat e larta të hemoglobinës së glikuar (HbA1c) në nisje të trajtimit janë parashikuesi kryesor i dështimit të terapisë me metforminë.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në "Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism", me autore kryesore Suzette Bielinski nga Klinika Mayo në Rochester, SHBA, në të cilin është treguar se të dhënat e zakonshme klinike, siç është doza e HbA1c, mund të përdoren për të identifikuar pacientët me rrezik të lartë të mosefektivitetit të metforminës, të cilët mund të përfitojnë nga monitorimi më i kujdesshëm dhe intensifikimi i hershëm i trajtimit.

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit analizuan të dhënat e kartelave shëndetësore elektronike të më shumë se 22,000 pacientëve të cilët u trajtuan me metforminë në tre qendra klinike amerikane: Qendra Jackson në Universitetin e Mississippit, e cila u shërben kryesisht afrikano-amerikanëve; Qendra Shëndetësore Mountain Park në Phoenix në Arizona, e cila u shërben kryesisht latino-amerikanëve, dhe Projekti i Epidemiologjisë Rochester, duke përfshirë Klinikën Mayo, e cila u shërben kryesisht kaukazianëve.

"Në mbi 40% të rasteve trajtimi fillestar me metforminë nuk solli rezultatet e dëshiruara, dmth arritjen ose ruajtjen e HbA1c nën 7% brenda 18 muajve ose mungesën e përdorimit të barnave hipoglikemike shtesë", shpjegojnë autorët, parashikuesit e tjerë të dështimit të metforminës përfshinin moshën më të madhe dhe gjininë mashkullore. "Dallimet etnike, të dukshme në analizën e parë, u zhdukën pasi u morën parasysh faktorët e tjerë klinik, duke sugjeruar se përgjigja biologjike ndaj metforminës është e ngjashme pavarësisht përkatësisë etnike", shpjegojnë studiuesit.

"Të dhënat e kartelave elektronike shëndetësore kanë kufizime. Një prej tyre është se përshkrimi i metforminës është regjistruar, por nuk dihet nëse e ka marrë pacienti. Për këtë arsye nuk do të doja të formuloja rekomandime klinike pa i konfirmuar këto të dhëna edhe në studime të tjera në të ardhmen. Megjithatë, mund të supozohet se nëse një pacient na vjen para syve me HbA1c të lartë, ai duhet të vendoset në terapi të dyfishtë pa pritur rezultatin e trajtimit vetëm me metforminë", përfundon Bielinski.

 

Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism 2023. Doi: 10.1210/clinem/dgac759
https://doi.org/10.1210/clinem/dgac759


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC