Farmaci

jan42022

Dupilumabi është efektiv në trajtimin e astmës te fëmijët

Rezultatet e studimit shumëqendror ndërkombëtar Liberty Asthma VOYAGE, të publikuara në New England Journal of Medicine tregojnë se agjenti biologjik dupilumab redukton sulmet e astmës së rëndë dhe përmirëson funksionin pulmonar te fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç. "Ky është një hap i rëndësishëm për fëmijët me astmë të moderuar deri në të rëndë dhe familjet e tyre", thotë Leonard Bacharieri, profesor i pediatrisë në Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell Jr. në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Vanderbilt dhe koordinator i studimit, duke shpjeguar se astma është më së shumti, sëmundje kronike e zakonshme në fëmijëri, me mbi 5 milionë raste nën moshën 18 vjeç.

Por jo vetëm kaq. Ajo është gjithashtu ndër shkaqet kryesore të shtrimit në spital në mjedisin pediatrik dhe fëmijët me astmë të moderuar deri në të rëndë mund të kenë funksion të reduktuar pulmonar dhe të jenë në rrezik më të madh për sëmundje të mushkërive në moshë të rritur. "Ndërsa astma përkeqësohet, barra e sëmundjes mbi fëmijën dhe familjen rritet, pavarësisht terapive të shkëlqyera që janë tashmë të disponueshme, të cilat megjithatë, nuk janë vendimtare", shkruajnë autorët. Por tani, tërësisë së trajtimeve kundër astmës i shtohet dupilumabi, një antitrup monoklonal që synon inflamacionin e tipit 2, tashmë i miratuar për trajtimin e astmës te të rriturit dhe adoleshentët dhe i miratuar nga FDA-ja edhe në fushën pediatrike, falë rezultateve të Liberty Asthma VOYAGE, një studim i fazës 3, që përfshin 408 fëmijë të moshës 6 deri në 11 vjeç, me astmë të moderuar deri në të rëndë, të pakontrolluar.

"Ky është studimi i parë i këtij lloji që tregon se një biologjik përmirëson acarimet dhe kontrollin e astmës, si dhe funksionin e mushkërive, te fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç. Këto rezultate nuk janë të papritura, duke pasur parasysh se dupilumabi ka qenë shumë efektiv në studimet klinike mbi të rriturit dhe adoleshentët, por ato ende japin shumë kënaqësi për shpresën që u sjellin fëmijëve dhe familjeve të tyre", vazhdon Bacharieri, i cili synon të eksplorojë në të ardhmen e afërt, potencialin e dupilumabit për të modifikuar historinë natyrore të astmës. "A mund ta përdorim në fillim të jetës së një fëmije për të ndryshuar zhvillimin e sëmundjes? Mendoj se ky është kufiri tjetër i kërkimit në këtë fushë", përfundon autori.

 

NEJM 2021. Doi: 10.1056/NEJMoa2106567
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2106567


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC