Farmaci

jan202021

Androgjenet, një kurë e mundshme për kancerin e gjirit, pozitiv ndaj receptorëve të estrogjeneve

Androgjenet mund të përdoren me sukses në trajtimin e kancerit të gjirit pozitiv ndaj receptorëve të estrogjeneve, sipas një studimi të botuar në "Nature Medicine". "Terapia endokrine është trajtimi standard për kancerin e gjirit me receptorë pozitivë të estrogjeneve, por rezistenca ndaj barnave të përdorura në këto raste është shkaku kryesor i vdekshmërisë së lidhur me sëmundjen", thotë Theresa Hickey, nga Universiteti i Adelaidës, autorja kryesore e studimit.
"Në të kaluarën ishte sugjeruar tashmë që të përdoren androgjenet si trajtime të mundshme në kancerin e gjirit, por ideja u braktis më vonë edhe për shkak të efekteve anësore. Nevoja për strategji alternative të trajtimit, megjithatë, ka rigjeneruar interesin për terapinë androgjenike në kancerin e gjirit, edhe nëse deri më tani nuk ka pasur indikacione përfundimtare", vazhdon autorja.

Kështu, me anë të modeleve të linjave qelizore dhe të qelizave të prejardhura nga pacientët, studiuesit ishin në gjendje të demonstronin se aktivizimi i receptorit të androgjeneve nga androgjenet natyrale ose një bar zëvendësues i androgjeneve ka aktivitet të fuqishëm antitumoral në të gjitha tumoret e gjirit, pozitivë ndaj receptorëve të estrogjeneve, edhe ata rezistentë ndaj standardeve aktuale të trajtimit. Përkundrazi, barnat frenuese të receptorit të androgjeneve nuk patën asnjë efekt. "Ky punim ka implikime të menjëhershme për gratë me karcinomë mamare metastatike pozitive ndaj receptorit të estrogjeneve, përfshi ato me forma rezistente ndaj terapive aktuale endokrine", shpjegon Hickey.

Sipas ekspertëve, barnat stimuluese të receptorëve të androgjeneve mund të jenë më efektive sesa trajtimet standarde, të tilla si tamoxifeni, apo edhe më të reja, siç është palbociclibi dhe gjithashtu mund të kombinohen me këtë të fundit për të frenuar edhe më shumë rritjen. "Për më tepër, aktivizuesit aktualisht të disponueshëm të receptorëve të androgjeneve nuk kanë efektet e padëshirueshme të androgjeneve natyrore dhe madje mund të sjellin përfitime për gratë, duke përfshirë përmirësimin e shëndetit kockor, muskular dhe mendor", përfundojnë ata.


Nature Medicine 2021. Doi: 10.1038/s41591-020-01168-7
https://doi.org/10.1038/s41591-020-01168-7


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC