Farmaci

nën182020

Amazon nis shërbimin e farmacisë në internet

Kompania Amazon ka nisur shërbimin e farmacisë në internet, që do t'u japë mundësi klientëve të blejnë barna të përshkruara nga mjeku.
Anëtarët e Amazon Prime përfitojnë shpërndarje dyditore falas, si dhe zbritje deri në 80% për barnat gjenerike dhe 40% për barnat e përshkruara me emër firme. Klientët duhet të japin disa informacione bazë shëndetësore, si për shembull nëse janë shtatzënë, si dhe datën e lindjes, gjininë dhe detajet e siguracionit. Ka nga ata që e kanë vënë në dyshim nëse duhet t'i jepen të tilla të dhëna shëndetësore një korporate teknologjike.

Zëvendëspresidenti i Amazon Pharmacy TJ Parker tha se kompania shpreson të transformojë një industri që "mund të jetë e pavolitshme dhe hutuese".
"Ne punojmë shumë në prapaskenë për t'i trajtuar komplikacionet pa probleme, në mënyrë që kushdo që ka nevojë për përshkrim, të mund të kuptojë mundësitë që ka, ta bëjë porosinë me çmimin më të ulët të disponueshëm dhe t'i dërgohen barnat shpejt", tha ai.

 

"Problemi i të dhënave"

Mjekët mund të dërgojnë receta direkt në Amazon Pharmacy, që aktualisht, është e disponueshme vetëm në SHBA, ose pacientët mund të kërkojnë një transferim nga shitësi i tyre ekzistues.
Amazona, që ka blerë farmacinë online Pillpack për 753 milionë dollarë (568 £) në vitin 2018, tha se të dhënat shëndetësore do të mbeteshin të veçuara dhe të dallueshme nga ato në faqen e saj të shitjes me pakicë dhe asnjë informacion nuk do të ndahej me reklamuesit, pa marrë leje.
Por ish-shefi ekzekutiv i Amazonës, James Thomson ka thënë më parë në BBC News se ai e imagjinonte Amazonën duke ofruar pajisje palestre, ushqime specifike ose produkte të tjera, bazuar në të dhënat shëndetësore të një klienti të veçantë.
"Kur të nisin të ndodhin gjëra të tilla, besoj se do të bëhet shumë më e dukshme që kemi një problem të madh të të dhënave", tha ai.

 

Burimi: BBC


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC