Farmaci

jan292020

FDA-ja ka aprovuar insulinën aspart, me veprim të shpejtë te fëmijët

Insulina aspart me veprim më të shpejtë, është tani në dispozicion për pacientët pediatrikë. Insulina, me emrin tregtar Fiasp, është aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) edhe për këtë popullatë.
Bëhet fjalë për një formulim të ri të insulinës aspart që përmban niacinamide, i shtuar për të rritur shkallën e përthithjes dhe i cili u miratua për herë të parë në shtator 2017 për të rriturit dhe më pas, në tetor 2019, për përdorimin në pompat e insulinës. Ndryshe nga insulinat e tjera me veprim të shpejtë, Fiaspi, i quajtur gjithashtu "aspart më i shpejtë" (faster aspart), nuk duhet të merret para ngrënies, por mund të merret, ose gjatë vaktit, ose brenda 20 minutave nga fillimi i tij.

Studimi që çon në miratim për përdorim pediatrik është Onset 7, një eksperiment 26-javor në të cilin pacientët nga 1 deri 18 vjeç, me diabet të tipit 1, u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë aspart më të shpejtë gjatë vakteve (260 vetë), insulinë aspart (258 vetë) ose aspart më të shpejtë pas ngrënies (259 vetë). Rezultatet treguan se Fiaspi, i marrë si gjatë vakteve, ashtu edhe pas tyre, nuk është më pak efikas se insulina aspart përsa i përket ndryshimit të niveleve të hemoglobinës A1c nga niveli fillestar, i cili ishte dhe qëllimi kryesor i studimit. Në veçanti, është vërejtur një përmirësim statistikisht i rëndësishëm për aspartin më të shpejtë gjatë vakteve (P = 0.014). Gjithashtu, janë arritur nivele më të ulëta të glukozës postprandiale (P <0.01) me aspartin më të shpejtë, ndërsa normat e hipoglicemisë nuk ndryshonin.

Bari mund të administrohet përmes injeksioneve të shumta ditore dhe pompave të insulinës dhe, nën mbikëqyrjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor, si një infuzion intravenoz.

 

Njoftim për shtyp


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC