Farmaci

shk202018

Ticagrelor-i, parandaluesi më i efektshëm pas atakut kardiak me koronaropati

Ticagrelor 60 mg redukton me 19% rrezikun për evente kardiovaskulare dhe me 36%, rrezikun për vdekje për shkak të atakut kardiak, i kombinuar me aspirinën me dozë të ulët. Kjo terapi është e vlefshme te pacientët që kanë kaluar një atak kardiak dhe stenozën (tkurrjen anormale të një ene gjaku) në dy ose më shumë enë koronare, një gjendje e njohur si koronaropatia multivazale (MVD). Këtë e ka bërë të njohur një shënim i AstraZeneca-s mbi rezultatet e një analize të re në studimin e Fazës III, PEGASUS-TIMI 54. Koronaropatia multivazale përkufizohet si prania e një tkurrjeje mbi 50% të dy ose më shumë enëve koronare gjatë atakut të parë kardiak.

Sipas rezultateve, pacientët që kanë kaluar një atak kardiak dhe që vuajnë nga koronaropatia multivazale, si pjesa më e madhe e pacientëve që kanë marrë pjesë në studim (12,558 (59,4%)), mund të kenë dobi nga ky trajtim parandalues antitromobocitar përtej periudhës fillestare 12-mujore pas eventit. Analiza vë në dukje rrezikun e shtuar të eventeve kardiake te pacientët me MVD që kanë kaluar një atak kardiak. Të dhënat iu shtohen atyre të studimit Preclude, një analizë mbi të dhënat e regjistrit Swedeheart, që tregojnë se si te pacientët me kardiopati koronare (në një apo më shumë enë gjaku), rreziku i një sulmi kardiak mbetet i lartë për shkak të bllokimit të arterieve që nuk i ishin nënshtruar stentit gjatë atakut të parë kardiak.

Këto rezultate tregojnë rëndësinë e një trajtimi parandalues dytësor për të reduktuar rrezikun e sulmeve të tjera kardiake për shkak të arterieve të bllokuara që nuk i ishin nënshtruar stentit. "Është vënë re se një numër i madh pacientësh që i janë nënshtruar me sukses një angioplastike koronare pas një ataku kardiak, kanë patur edhe episode të tjera", nënvizon Leonardo Bolognese. "Analiza e studimit Preclude është e rëndësishme sepse tregon se rreziku është shkaktuar nga bllokime koronare që nuk janë trajtuar gjatë angioplastikës dhe nuk i janë nënshtruar implantimit të stentit.

Rezultatet tregojnë kështu se stenti, i veçuar, nuk është i mjaftueshëm dhe se është i nevojshëm një trajtim parandalues dytësor për të reduktuar rrezikun e përsëritjes së atakut kardiak. Roli i trajtimit antitrombocitar në reduktimin e rrezikut të eventeve koronare te pacientët në rrezik të lartë, është i njohur tashmë. Analiza e re e studimit Pegasus sugjeron se trajtimi me ticagrelor i ka mundësitë për të reduktuar dukshëm rrezikun e eventeve te pacientët në rrezik të lartë, siç janë ata me koronaropati multivazale (MVD).


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC