Farmaci

gus232022

Ezetimibe dhe inhibitorët PCSK9 mund të reduktojnë rrezikun kardiovaskular te disa pacientë

Sipas një studimi të publikuar në British Medical Journal për pacientët me nivele të larta të kolesterolit LDL (70 mg/dl ose më shumë) të cilët janë gjithashtu në rrezik të lartë për sëmundje kardiake duhet të ofrohen medikamente shtesë për të ulur kolesterolin, si ezetimibe dhe inhibitorët PCSK9.

Rekomandimet vlejnë për të rriturit që marrin statina në dozë maksimale dhe për ata që janë intolerantë ndaj statinave. Ekspertët, të udhëhequr nga Safi Khan, (Houston Methodist DeBakey Heart & Vascular Center) morën në konsideratë balancën e përfitimeve kundrejt dëmeve të mundshme të fillimit të një medikamenti të ri bazuar në nivelin e rrezikut, vlerat dhe preferencat e pacientëve dhe u fokusuan në uljen e rrezikut të përgjithshëm kardiovaskular të individit dhe jo në uljen e nivelit të kolesterolit.

Studiuesit vunë re se provat e reja të vlerësuara nga 14 studime, në të cilat ishin përfshirë 83,660 pacientë treguan se ezetimibe dhe inhibitorët PCSK9 mund të reduktojnë atakun kardiak dhe iktuset te pacientët me rrezik shumë të lartë dhe të lartë kardiovaskular, por jo te pacientët me rrezik të moderuar dhe të ulët kardiovaskular. Entiteti absolut i këtyre përfitimeve relative ndryshonte sipas rrezikut kardiovaskular te secili pacient në mënyrë individuale. Nuk u raportuan efekte anësore të mëdha, edhe pse inhibitorët PCSK9, përveçse janë më të shtrenjtë se barnat e tjera, kërkojnë injeksione që ndonjëherë shkaktojnë reaksione në vendin e injektimit, dy faktorë që ekspertët mendojnë se përfaqësojnë një ngarkesë dhe një dëmtim që mund të jetë i rëndësishëm për pacientët.

Për këtë, autorët preferojnë ezetimibe mbi inhibitorët PCSK9, por thonë se të dy medikamentet mund të ofrojnë përfitime të rëndësishme për të rriturit në grupet me rrezik të lartë dhe shumë të lartë, ndërsa kanë pak përfitim për të rriturit në grupet me rrezik të ulët kardiovaskular. Ekspertët theksojnë se mjekët duhet të identifikojnë rreziqet individuale kardiovaskulare të pacientëve për të zbatuar këto rekomandime të shtresuara të rrezikut. "Rekomandimet tona mund të modifikohen derisa të dalin prova të reja", përfundojnë studiuesit.

 

BMJ 2022. Doi: 10.1136/bmj-2021-069116


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC