Ushqyerje

mar112024

Prebiotikët. Marrja e tyre përmirëson funksionin cerebral te moshat 60 vjeç e lart

Një studim i ri, i publikuar në Nature Communications, ka treguar se konsumi i një prebiotiku përmirëson performancën gjatë testeve te të moshuarit edhe me vetëm 12 javë përdorim.

Me kalimin e moshës, mikrobioma intestinale dobësohet ndaj sëmundjeve, barnave dhe stileve të jetesës
Studime të ndryshme kanë treguar se mikrobioma intestinale luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e funksioneve konjitive dhe fizike gjatë procesit të plakjes. Me moshën, qëndrueshmëria e mikrobiomës intestinale reduktohet dhe bëhet më e dobët ndaj sëmundjeve, barnave dhe ndryshimeve të stilit të jetesës, me specie të transformuara dhe dallime të mëdha ndërmjet individëve. Një studim ka treguar se marrja e një suplementi prebiotik (insulina dhe fruto-oligosakaridet) ka ndryshuar mikrobiomën intestinale dhe ka përmirësuar aftësitë konjitive të individëve.

Individët që morën prebiotikë, shfaqën aftësi më të mira konjitive
Studimi i randomizuar, i kontrolluar me placebo, përfshiu 36 çifte binjakësh në moshat 60 vjeç e lart, të cilët u ndanë në dy grupe: një grup që merrte placebo dhe tjetri që merrte prebiotik çdo ditë, për 12 ditë.

Studiuesit i kanë monitoruar pjesëmarrësit nga distanca përmes videove, pyetësorëve online dhe testeve konjitive. Më tej, ata kanë ofruar edhe shërbim postar në funksion të ndërhyrjes dhe për grumbullimin e rezultateve dhe mostrave nga pjesëmarrësit. Përfundimet treguan se prebiotiku tolerohej në përgjithësi dhe ishte përcaktor i ndryshimit të mikrobiomës intestinale, sidomos i rritjes së pranisë relative të Bifidobacterium. Edhe pse nuk u konstatua asnjë ndryshim domethënës në forcën muskulore në grupe, grupi që kishte marrë suplement prebiotik shfaqi rezultate më të mira në testet e vlerësimit të funksionit cerebral, sidomos në testin Paired Associates Learning, i cili është një tregues i hershëm i sëmundjes së Alzheimerit dhe në testet e kohës së reagimit dhe të përpunimit.

Mikrobiota. Roli kryesor në komunikimin ndërmjet sistemit nervor dhe enterik
Ka prova që mbështesin ekzistencën e një boshti zorrë-tru, një sistem i dyanshëm ndërmjet sistemit nervor qendror dhe atij enterik, në të cilin mikrobiota intestinale luan një rol kryesor dhe ndikues. Në këtë studim, u konstatua një lidhje pozitive ndërmjet shtimit të pikëzimit të faktorit konjitiv dhe pranisë relative të aktinobaktereve, si phylum, në të cilin bën pjesë gjinia Bifidobacterium.

"Ne jemi të kënaqur që i shohim këto ndryshime në vetëm 12 javë. Kjo përbën një mundësi të madhe për përmirësimin e shëndetit të trurit dhe kujtesës te popullsia që po plaket. Zbulimi i sekreteve të boshtit zorrë-tru mund të mundësojë qasje të reja, me qëllim që të jetojmë sa më shëndetshëm dhe sa më gjatë. Detyra tjetër është të shohim nëse këto efekte janë të qëndrueshme për periudha më të gjata dhe në grupe më të mëdha individësh", përfundojnë autorët.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC