Shëndetësi

mar292024

Hipertensioni dhe rënia konjitive

Në një studim të kryer nga Centre for Healthy Brain Aging (CHeBA) në Sidnej, u zbulua se hipertensioni përshpejton rënien konjitive dhe se kontrolli i presionit të gjakut mund të jetë thelbësor në mbrojtjen e shëndetit të trurit dhe në lehtësimin e rreziqeve.

Lënda gri dhe ajo e bardhë e trurit luajnë role jetësore në funksionimin konjitiv, me lëndën e bardhë e cila formon një rrjet cilësor komunikimi ndërmjet zonave të ndryshme të lëndës gri. Duke qenë se lënda gri ka një numër më të madh të enëve të vogla të gjakut dhe rrjedhimisht furnizohet më shumë me gjak sesa lënda e bardhë, studiuesit testuan nëse lënda e bardhë ishte më e ndjeshme ndaj dëmtimit të shkaktuar nga furnizimi i reduktuar me gjak, i shkaktuar nga hipertensioni.

Ndikimet e hipertensionit në shëndetin cerebral
Në kuadër të studimit, autorët kanë analizuar skanimet cerebrale të afro 40.000 individëve me nivele të ndryshme presioni të gjakut. Rezultatet demonstruan se, si lënda gri, ashtu edhe ajo e bardhë shfaqën shenja plakjeje në momentin e rritjes së presionit të gjakut, por shenjat e lëndës së bardhë ishin më të shpejta.

Kjo tregon që problemet e kujtesës dhe të menduarit kanë më shumë gjasa të ndodhin për shkak të ndikimit të hipertensionit në lëndën e bardhë, sesa në lëndën gri. Analiza demonstronte edhe se lidhja që ekziston ndërmjet hipertensionit dhe përshpejtimit të plakjes cerebrale ndryshonte në bazë të moshës kronologjike, duke shfaqur lidhje më të forta në mesomoshë dhe më të dobëta në moshë të madhe.

Pasojat për praktikën farmaceutike
Ekspertët theksojnë rëndësinë e kontrollit efikas të presionit të gjakut, si strategji kyçe për mbrojtjen e shëndetit konjitiv të individëve me hipertension. Në veçanti, ata thonë se përpjekjet e ardhshme duhet të përqendrohen në monitorimin dhe trajtimin e shëndetit të lëndës së bardhë të trurit te personat me tension të lartë. Kjo i bën farmacistët të luajnë një rol kryesor në edukimin e pacientëve rreth rëndësisë dhe monitorimit të vazhdueshëm të presionit të gjakut dhe në respektimin e terapive antihipertensive të përshkruara.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC