Ushqyerje

qer162022

Rëndësia e dietës së duhur në sëmundjet reumatike dhe muskuloskeletore

Sipas një rishikimi sistematik dhe një metaanalize, ushqyerja nuk ka gjasa të ndikojë në avancimin e sëmundjeve reumatike dhe muskuloskeletore (RMD). Siç theksohet nga autorët, bazuar në provat aktuale të disponueshme në literaturë, nuk ka asnjë faktor të vetëm dietik që mund të çojë në përmirësime të konsiderueshme në rezultatet e këtyre sëmundjeve.

Ka rezultuar gjithashtu se kërkimet mbi ushqyerjen dhe përparimin e RMD-ve janë fokusuar kryesisht tek osteoartriti dhe artriti reumatoid dhe më pak te patologjitë e tjera. Në vitin 2018, një grup pune nga EULAR (Aleanca Evropiane e Shoqatave të Reumatologjisë) u mblodh për të studiuar ndikimin e mundshëm të disa faktorëve të stilit të jetesës, duke përfshirë dietën, peshën ose konsumimin e alkoolit, në përparimin e RMD-ve dhe zhvilluan rekomandime për mjekët dhe pacientët. Më pas u krye një rishikim sistematik për secilin faktor.

Artikulli i sapopublikuar në RMD Open raporton kështu rezultatet në lidhje me dietën. Në veçanti, autorët hulumtuan rishikimet sistematike dhe provat klinike të rastësishme mbi këtë temë, në mënyrë që të analizonin ndikimin e përbërësve ose suplementeve ushqimore në dhimbjen, dëmtimin e kyçeve dhe funksionin fizik, në 7 RMD të zakonshme, si: osteoartriti, artriti reumatoid, lupusi eritematoz sistemik, spondiloartriti aksial, artriti psoriatik, skleroza sistemike dhe përdhesi.

U përfshinë kështu 24 rishikime sistematike (të publikuara ndërmjet viteve 2013-2018) dhe 150 studime origjinale. Pas përllogaritjeve, faktorët dietikë të analizuar ishin të shumtë dhe në shumicën e rasteve kërkimi kishte të bënte me osteoartritin dhe artritin reumatoid. Për këto dy sëmundje, provat në lidhje me ekspozimin ndaj shumicës së faktorëve dietikë u klasifikuan si të pakta ose shumë të pakta. Provat me cilësi të moderuar për osteoartritin dhe probiotikët përfshinin: vajin e peshkut, kondroitinën, glukozaminën, vitaminën D dhe ASU (acidet yndyrore të  pasaponifikueshme të avokados dhe sojës) dhe për artritin reumatoid: vitaminën D dhe vajin e peshkut/omega 3. Megjithatë, efektet ishin të vogla dhe jo klinikisht të rëndësishme.

"Bazuar në literaturën aktuale, profesionistët e kujdesit shëndetësor mund t'i paralajmërojnë pacientët me RMD se konsumimi i komponentëve të veçantë ushqimorë nuk mund të ndikojë në avancimin e sëmundjes së tyre dhe se është e rëndësishme ruajtja e një diete dhe një peshe të shëndetshme për arsye të përgjithshme shëndetësore",  thonë autorët.

 

RMD Open 2022. Doi: 10.1136/rmdopen-2021-002167.
https://doi.org/10.1136/rmdopen-2021-002167

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC