Ushqyerje

jan132021

Konsumimi i kafesë mund të ulë rreziqet për kancer të prostatës

Pirja e shumë kafeve çdo ditë lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit të prostatës, sipas një studimi të botuar në "BMJ Open". "Çdo filxhan shtesë ditor shoqërohej me një zvogëlim relativ të rrezikut prej gati 1 për qind", shpjegon Xiaonan Chen, nga Spitali Shengjing i Universitetit Mjekësor të Kinës, Shenyang, autori kryesor i studimit.

Konsumimi i kafesë ishte lidhur me një rrezik relativ më të ulët për kancer të mëlçisë, zorrëve dhe gjirit, por nuk kishte prova përfundimtare të rolit të saj në kancerin e prostatës. Për të sqaruar më mirë situatën, studiuesit vlerësuan literaturën ekzistuese, në veçanti, 16 studime të kryera në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Japoni, me një numër të përgjithshëm prej më shumë se një milion burrash, nga të cilët 57,732 zhvilluan kancer të prostatës. Niveli më i lartë i konsumit të kafesë në studime varionte nga dy në nëntë, ose më shumë filxhanë në ditë; niveli më i ulët, nga asnjë, në më pak se dy filxhanë në ditë. Krahasuar me kategorinë me konsumim më të ulët të kafesë, kategoria me konsumim më të lartë u lidh me një ulje prej 9% të rrezikut për kancer të prostatës. Por jo vetëm kaq; në fakt, çdo filxhan shtesë ditor shoqërohej me një ulje rreziku prej 1%. Duke shtresëzuar më tej analizën për kancerin e prostatës të lokalizuar dhe të përparuar, u zbulua se, krahasuar me konsumin më të ulët, konsumi më i lartë ishte i lidhur me një rrezik 7% më të ulët të kancerit të lokalizuar të prostatës dhe 12-16% të kancerit të përparuar dhe fatal të prostatës.

Studiuesit theksojnë se faktorët e pamatur ose të pakontrolluar në studimet origjinale mund të kenë shtrembëruar vlerësimin e përmbledhur të rrezikut, se, sasia e kafesë së pirë mund të jetë klasifikuar keq, siç është raportuar nga pacientët dhe se lloji i kafesë dhe metodat e përgatitjes ndryshonin midis studimeve. Sidoqoftë, ata besojnë se ka shpjegime të besueshme biologjike për rezultatet e tyre. Në fakt, kafeja përmirëson metabolizmin e glukozës, ka efekte antiinflamatore e antioksiduese dhe ndikon në nivelet e hormoneve seksuale, të gjithë këta, faktorë që mund të kenë një efekt në fillimin, zhvillimin dhe përparimin e kancerit të prostatës. "Nëse lidhja do të provohet më tej të jetë shkak-pasojë, burrat mund të inkurajohen të shtojnë konsumin e kafesë, për të ulur rrezikun e kancerit të prostatës", përfundojnë autorët.


BMJ Open 2021. Doi: 10.1136/bmjopen-2020-038902
http://doi.org/10.1136/bmjopen-2020-038902


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC