Ushqyerje

maj192020

Fleksibiliteti metabolik. Një fenotip i ri parashikon shtimin në peshë në të ardhmen

Një fleksibilitet i reduktuar metabolik ndaj ushqimit me përmbajtje të lartë yndyrnash, e predispozon individin ndaj shtimit në peshë. Kjo tregon se aftësia individuale për të oksiduar yndyrën ushqimore është një faktor i rëndësishëm metabolik, që mund të na ndihmojë për të parashikuar shtimin në peshë.
Këto janë, në mënyrë të përmbledhur, përfundimet e një studimi të botuar në revistën "Diabetes" dhe të nënshkruar nga studiues të Universitetit të Pizës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA. "Mundësia për të ndryshuar burimin e energjisë, duke iu përgjigjur ndryshimeve në dietë, i quajtur gjithashtu fleksibilitet metabolik, mund të jetë një faktor parashikues i ndryshimit të peshës së trupit", hamendësojnë autorët, që për t'u thelluar në argument, përzgjodhën 79 subjekte me peshë të qëndrueshme dhe metabolizëm normal të karbohidrateve. Ata i janë nënshtruar një kalorimetrie indirekte esëll dhe tre dietave: me yndyrna dhe karbohidrate të ekuilibruara, me përmbajtje të lartë yndyrnash, me përmbajtje të lartë karbohidratesh.

Ndryshimi i peshës u vlerësua pas 6 dhe 12 muajsh. Të dhënat e mbledhura tregojnë se përgjigjet ndaj regjimeve të ndryshme dietike janë unike për secilin individ. «Ka njerëz që kanë më shumë të ngjarë të oksidojnë, domethënë, të djegin yndyrnat dhe të tjerë janë më të prirur të djegin karbohidratet. Këta të fundit, siç kemi zbuluar, kanë tendencë të grumbullojnë më shumë peshë me kalimin e kohës, pasi nuk konsumojnë të gjitha yndyrnat që merren me dietë (edhe nëse është me kalori të ulëta), por i ruajnë ato në trup si ind dhjamor që zgjerohet me kalimin e kohës, duke shkaktuar një shtim të peshës së trupit", shpjegon Paolo Piaggi, bioinxhinier i Universitetit të Pizës dhe autor kryesor i studimit.

"Me fjalë të tjera, aftësia oksiduese mbetet e njëjtë në çdo regjim ushqimor, duke treguar se fleksibiliteti metabolik është një karakteristikë e brendshme e secilit individ", theksojnë autorët, duke nënvizuar se në subjektet e shëndetshme me metabolizëm normal të glukozës, del një fenotip i ri metabolik në të cilin kapaciteti oksidues i burimeve të ndryshme të energjisë në përgjigje të sasisë së lartë të yndyrnave është thelbësor për shtimin në peshë. "Profili ynë metabolik varet nga gjenetika, faktorët hormonalë, dieta dhe mënyra e jetesës. Duke ditur nëse jemi më së shumti pjesë e kategorisë "djegia e yndyrnave" apo "djegia e karbohidrateve" do të mund të identifikojmë ata që janë më të rrezikuar të shtojnë në peshë dhe të zhvillojmë terapi të reja të personalizuara për të luftuar mbipeshën dhe obezitetin", përfundon Piaggi.


Diabetes 2020. Doi:10.2337/db19-0719
https://doi.org/10.2337/db19-0719


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC