Ushqyerje

nën282019

Drithërat integrale dhe fibrat. Testohen efektet mbi sëmundjet jo të transmetueshme

Shtimi i konsumit të drithërave integrale dhe fibrave dietike shoqërohet me rreziqe më të ulëta për sëmundje të ndryshme jo të transmetueshme, sipas një meta-analize të botuar në "Lancet".
"Shqyrtimet e mëparshme sistematike dhe meta-analizat që shpjeguan lidhjen midis cilësisë së karbohidrateve dhe shëndetit, zakonisht kanë shqyrtuar një shënjues të vetëm dhe një numër të kufizuar të rezultateve klinike. Ne synuam të përcaktonim më saktë potencialin parashikues të shënjuesve të ndryshëm, për të përcaktuar se cilët ishin më të dobishëm dhe për të krijuar një bazë të dhënash me rekomandime sasiore për marrjen e fibrave dietike", shpjegon Andrew Reynolds, nga Universiteti i Otagos, në Zelandën e Re, autori kryesor i studimit.

Studiuesit analizuan 185 studime perspektive dhe 58 studime klinike që përfshinin gjithsej 4,600 të rritur. Të dhënat treguan se njerëzit që merrnin më shumë fibra nga dieta, kishin një ulje prej 15% deri në 31% të vdekshmërisë, sëmundjeve koronare të zemrës, kancerit kolorektal dhe diabetit të tipit 2, krahasuar me njerëzit që merrnin më pak fibra. Në praktikë, gjatë periudhës së studimit, kishte 13 vdekje dhe gjashtë raste të sëmundjes koronare të zemrës më pak te 1.000 të rritur dhe, sipas autorëve, një konsum i përditshëm prej 25-29 gramë fibrash jepte përfitimin maksimal. Rritja e konsumit të drithërave të plota ka patur përfitime të ngjashme, ndërsa një dietë me indeks të ulët glicemik, jo.
"Një nga pikat e forta të studimit ka qenë mundësia për të shqyrtuar në një mjedis të vetëm, treguesit kryesorë të cilësisë së karbohidrateve, në lidhje me një gamë të rezultateve të sëmundjeve jo të transmetueshme nga studimet në grupe dhe ato me përzgjedhje rastësore", shpjegojnë studiuesit. "Puna jonë, pra, ofron prova bindëse për të mbështetur rekomandimet nutricionale që udhëzojnë zëvendësimin e drithërave të rafinuara me ato integrale dhe shtimin e sasisë së fibrave në dietë derisa të arrijë të paktën 25-29 gramë në ditë", përfundojnë autorët.

 

Lancet 2019. Doi: 10.1016/S0140-6736(18)31809-9
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(18)31809-9/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC