Ushqyerje

kor102019

Konsumimi i ulët i drithërave, qumështit, frutave dhe perimeve, shton incidencën e kancerit

Ata që konsumojnë në sasi të pamjaftueshme disa ushqime të caktuara, janë po aq të rrezikuar nga kanceri sa ata që pinë alkool, janë mbipeshë dhe kanë aktivitet të ulët fizik. Kjo është përmbledhja e asaj që del nga një studim i publikuar në "JNCI Cancer Spectrum", i cili ka vlerësuar lidhjen mes incidencës së tumoreve dhe konsumit jo të mirë të shtatë lloj ushqimeve.

"Më shumë se 80,000 tumore invazive të diagnostikuara në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015, ose 5.2% e numrit të tyre të përgjithshëm, mund të kenë shkaqe që lidhen me të ushqyerin e keq", thotë Fang Fang Zhang (Universiteti Tufts, në Boston), i cili saktëson se kjo normë është e krahasueshme me atë të tumoreve të lidhura me alkolin (4-6%), mbipeshën/obezitetin (7-8%) dhe jetën sedentare (2,3%). "Ushqimi është një faktor i rëndësishëm i rrezikut onkologjik, i ndjeshëm ndaj ndërhyrjes", kujton hulumtuesi, i cili ka ekzaminuar të dhënat e Fondit Ndërkombëtar për Kërkimin mbi Kancerin dhe Institutit Amerikan për Hulumtime mbi Kancerin, duke verifikuar se kanceret kolorektale përbëjnë 38.3% të të gjitha kancereve të lidhura me dietën dhe ato të gojës, faringut e laringut përbëjnë 25.9%.

"Konsumimi i ulët i drithërave të plota është i lidhur me një numër më të madh të rasteve të kancerit", vazhdon autorja, duke shtuar se pas marrjes në sasi të ulët të drithërave, faktorët më të rëndësishëm të rrezikut janë konsumimi i ulët i qumështit, frutave dhe perimeve, si dhe teprimi me mishin e kuq. Për ta shprehur me shifra, numrin më të madh të rasteve të kancerit që lidhen me një dietë të varfër, e përbën kanceri kolorektal (52,225), pasuar nga neoplazitë orale dhe faringolaringale (14,421), kanceri i mitrës (3,165) kanceri i gjirit në post menopauzë (3.059), kanceri i veshkave (2.017), kanceri i stomakut (1.564) dhe kanceri i mëlçisë (1.000). Por jo vetëm.

Studimi tregon se pijet e ëmbëlsuara dhe obeziteti janë të lidhura me 13 forma të ndryshme neoplazish dhe se meshkujt 45-64 vjeç, zezakët e hispanikët kanë normat më të larta të kancerit të lidhur me ushqimin. "Rezultatet tona nënvizojnë rëndësinë e reduktimit të incidencës së kancerit, duke përmirësuar të ushqyerit", përfundojnë autorët.


JNCI Cancer Spectrum 2019. Doi: 10.1093/jncics/pkz034
https://academic.oup.com/jncics/advance-article/doi/10.1093/jncics/pkz034/5492023


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC