Shëndetësi

maj212024

Bakteret multirezistente ndaj antibiotikëve. Lista e përditësuar e OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ndryshuar Listën e Patogjeneve Përparësore Bakteriale (BPPL) të vitit 2017, duke evidentuar 15 shtame bakteriale rezistente ndaj antibiotikëve specifikë, të ndarë në tre kategori përparësish: mesatare, të larta dhe kritike. Objektivi është hartimi i udhëzimeve më të mira për përcaktimin e trajtimeve të nevojshme me qëllimin ndalimin e përhapjes së rezistencës antimikrobike (AMR), orientimin e kërkimit dhe zhvillimit (R&D) të antibiotikëve të rinj, si dhe nxitjen e koordinimit ndërkombëtar me qëllim favorizimin e novatorizmit.

Nivelet kritike dhe multirezistenca
Patogjenet e klasifikuara me përparësi kritike përbëjnë kërcënim botëror të konsiderueshëm për shkak të ngarkesës së lartë të sëmundjes, aftësisë për t'u rezistuar trajtimeve dhe për ta përhapur rezistencën edhe te bakteret e tjera. Patogjenet me përparësi të lartë përfaqësojnë një ngarkesë veçanërisht të lartë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, të cilat sjellin sfida të mëdha në mjediset shëndetësore, si dhe për shëndetin publik, duke përfshirë infeksionet persistente dhe rezistencën ndaj më shumë antibiotikëve, duke shtuar nevojën për kërkime dhe ndërhyrje të mëtejshme.
Patogjenet me përparësi mesatare paraqesin një ngarkesë të lartë sëmundjeje në disa zona të botës. Këto kërkojnë kujdes më të madh, sidomos në popullatat më të brishta, duke përfshirë fëmijët e të moshuarit, në kontekstin e burimeve të kufizuara.

Shtamet bakteriale në listën e vitit 2024, të përditësuar, përfshijnë bakteret e mëposhtme:

Përparësi kritike:
Acinetobacter baumanni, rezistent ndaj karbapenemeve;
Enterobacterales, rezistente ndaj encefalosporinës së gjeneratës së tretë;
Enterobacterales, rezistente ndaj karbapenemeve;
Mycobacterium tuberculosis, rezistent ndaj rifampicinës.

Përparësi e lartë:
Salmonella Typhi, rezistente ndaj fluorokinoloneve;
Shigella spp., rezistente ndaj fluorokinoloneve;
Enterococcus faecium, rezistent ndaj vankomicinës;
Pseudomonas aeruginosa, rezistente ndaj karbapenemeve;
Salmonella jo tifoide, rezistente ndaj fluorokinoloneve;
Neisseria gonorrhoeae, rezistente ndaj cefalosporinave të gjeneratës së tretë dhe/ose ndaj fluorokinoloneve;
Staphylococcus aureus, rezistent ndaj meticilinës.

Përparësi mesatare:
Streptokokët e grupit A, rezistentë ndaj makrolidëve;
Streptococcus pneumoniae, rezistent ndaj makrolidëve;
Haemophilus influenzae, rezistent ndaj ampicilinës;
Streptokokët e grupit B, rezistentë ndaj penicilinës.

Në listë janë bërë edhe ndryshime të tjera, krahasuar me të mëparshmen: kombinime të reja patogjen-antibiotik dhe të tjera që kanë ndryshuar kategori, apo janë hequr. Ndryshimet e publikuara reflektojnë natyrën dinamike dhe intensifikimin e AMR-së, duke krijuar nevojën për ndërhyrje. OBSH thekson se lista është udhëzuese dhe duhet të përshtatet me patjetër me kontekstet kombëtare dhe rajonale, duke marrë në konsideratë situata specifike.

BPPL 2024 evidenton edhe nevojën për një qasje shëndetësore publike globale, me qëllim përballimin e AMR-së, përfshirë edhe qasjen universale ndaj masave të parandalimit, diagnozës dhe trajtimit të duhur.
"Rezistenca antimikrobike rrezikon aftësinë tonë për t'i trajtuar me efikasitet infeksionet, duke sjellë patologji të rënda dhe duke shtuar vdekshmërinë. Lista është shumë e rëndësishme për drejtimin e investimeve dhe për përballimin e krizës së furnizimit të antibiotikëve dhe qasjen ndaj barnave", përfundojnë ekspertët e OBSH-së.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC