Shëndetësi

nën42021

Mbrojtja kardiovaskulare dhe flavonoidet... miq apo armiq?

Nevojiten studime klinike kohorte të mëtejshme që përfshijnë pjesëmarrës të etnive të ndryshme duke përdorur përzierje të pastra ose të standardizuara të flavonoideve, si për të identifikuar saktësisht lidhjen midis konsumit të flavonoideve dhe veprimit të dobishëm kardiovaskular, ashtu edhe për të kuptuar plotësisht mekanizmat e tyre. Këto janë përfundimet e publikuara në revistën Pharmadvances, në një artikull shqyrtues të studimeve të kryera deri më tani mbi përfitimet e flavonoideve kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

"Disa faktorë rreziku lidhen me incidencën e sëmundjeve kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjeve në botë", shkruan autori Amer Ahmed i Departamentit të Shkencave të Jetës në Universitetin e Sienës, duke shpjeguar se marrja e flavonoideve, polifenoleve bimore gjerësisht të pranishme në fruta, perime, çaj, kafe dhe verë, është shenjë dalluese e dietës mesdhetare, e cila nga ana tjetër redukton rrezikun kardiovaskular. Disa mekanizma qëndrojnë në themel të veprimit hipotetik mbrojtës të polifenoleve: një efekt i drejtpërdrejtë vazodilatues, parandalimi i mosfunksionimit endotelial, frenimi i grumbullimit trombocitik dhe i proliferimit të qelizave muskulare të lëmuara, së bashku me një veprim antioksidant, antiinflamator, antiobezitet, veprim antidiabetik dhe antiaterosklerotik. Provat që mbështesin efektin e tyre të supozuar kardioprotektiv bazohen në studimet e kryera kryesisht në modele qelizore dhe shtazore, të mbështetura nga të dhënat klinike njerëzore dhe studimet epidemiologjike. "Por, pavarësisht punës së bërë në këtë temë, zhvillimi i barnave me bazë flavonoidet përballet ende me shumë pengesa, duke përfshirë koston e lartë të pastrimit, rendimentin e ulët, tretshmërinë dhe stabilitetin, metabolizmin e shenjuar në zorrën e hollë dhe në mëlçi, biodisponueshmërinë e ulët, ndërveprimet me mikroflorën intestinale dhe me terapi bashkëshoqëruese", vazhdon Ahmedi.

Së fundi, ai thotë: "Nevojiten bioshenjues të standardizuar dhe të besueshëm për të gjurmuar efektet kardiovaskulare të flavonoideve, duke zgjidhur njëherë e përgjithmonë një pyetje të hapur: Flavonoidet, janë miq apo armiq? Ndërkohë, megjithëse efektet e tyre në shënuesit e sëmundjeve kardiovaskulare janë shumë më të ulëta se ato të barnave të përdorura për të njëjtin qëllim, flavonoidet mund të jenë lehtësisht pjesë e dietës ditore dhe zakonisht, nuk kanë efekte negative.

 

Pharmadvances 2021. Doi: 10.36118/pharmadvances.2021.15
http://doi.org/10.36118/pharmadvances.2021.15 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC