Shëndetësi

tet162020

Barnat kundër aciditetit të stomakut janë të lidhura me rrezikun e diabetit

Sipas një studimi të botuar në "Gut", përdorimi i rregullt i inhibitorëve të pompës protonike (IPP), ndër 10 barnat më të përdorura në botë, shoqërohet me rrezik më të lartë për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Jo vetëm kaq: sa më gjatë të merrni barna të tilla, aq më shumë rritet rreziku. "Për shkak të përdorimit të gjerë, numri i përgjithshëm i rasteve të diabetit që lidhen me përdorimin e IPP-ve mund të jetë i konsiderueshëm", thanë Jinqiu Yuan, nga Universiteti Sun Yat-Sen në Kinë dhe kolegët e tij.

Studiuesit analizuan të dhëna nga më shumë se 200,000 individë të moshave 25-75 vjeç, shumica prej tyre gra, të cilët kishin marrë pjesë në Studimin e Shëndetit të Infermierëve (Nurses' Health Study), Studimin e Shëndetit të Infermierëve II dhe Studimin Ndjekës të Profesionistëve të Shëndetësisë (Health Professionals Follow-up Study). Është vërejtur se gjatë një periudhe afërsisht 9-12-vjeçare, një numër i përgjithshëm prej 10,105 njerëzish kanë zhvilluar diabet dhe se rreziku vjetor absolut i përdoruesve të IPP-ve për të pasur këtë diagnozë ishte 7,44/1000, ndërsa ai i jopërdoruesve ishte 4.32/1.000.
Rreziku i rritur vazhdoi (probabilitet më i lartë se 24%) edhe pasi u morën parasysh disa faktorë, përfshirë presionin e lartë të gjakut, përdorimin e barnave të tjera ose kolesterolin. Për më tepër, përdorimi i barnave për 2 vjet u lidh me një rritje prej 5% të rrezikut, ndërsa përdorimi më i gjatë u shoqërua me një rritje prej 26%. Rreziku zvogëlohej kur shtohej koha e kaluar pas ndërprerjes së barnave. Midis përdoruesve të IPP-ve, rreziku dukej më i lartë tek ata që nuk ishin mbipeshë ose me presion normal të gjakut, ndërsa gjinia, mosha, historia familjare e diabetit, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, dieta, aktiviteti fizik, nivelet e larta të kolesterolit dhe përdorimi i antiinflamatorëve nuk duket se ndikojnë në rrezikun e diabetit.

Studiuesit zbuluan edhe se përdorimi i rregullt i një lloji tjetër të barnave për aciditetin e stomakut, ai i bllokuesve të H2, lidhej me një rritje të rrezikut të diabetit prej 14%. Edhe në këtë rast, përdorimi më i gjatë shoqërohej me një rrezik në rritje dhe koha më të gjatë nga ndërprerja, me një rrezik më të ulët.
Është e mundur, siç sugjerohet në literaturë, që ndryshimet në mikrobiomë të shpjegojnë lidhjen midis IPP-ve dhe rrezikut për diabet. Sidoqoftë, duhet të theksohet se studimi është vëzhgues. Në çdo rast, për autorët, mjekët duhet të peshojnë pro-të dhe kundra-t para se t'i përshkruajnë këto barna. "Për pacientët që kanë marrë trajtim afatgjatë me IPP, rekomandohet depistimi për glukozë jo normale në gjak dhe diabet të tipit 2".


Gut 2020. Doi: 10.1136/gutjnl-2020-322557
http://dx.doi.org/10.1136/gutjnl-2020-322557


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC