Mirëqenie

dhj132023

Menopauza. Mungesa kronike e gjumit rrit rrezikun për diabet

Studime të ndryshme kanë treguar se kufizimi i gjumit mund të rrisë rrezikun për patologji të tilla si, sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni dhe çrregullimet e metabolizmit të glukozës, që mund të shkaktojnë rezistencë ndaj insulinës dhe diabet të tipit 2. Megjithatë, shumë prej këtyre anketave janë kryer mbi burrat, ose janë përqendruar te kufizimi i gjumit të thellë dhe për një kohë të shkurtër. Në fakt, anketa më e fundit ka kthyer vëmendjen nga popullata femërore me veçori të ndryshme shëndetësore, rreziku dhe moshe (20 deri në 75 vjeçe).

Studimi klinik vlerëson kufizimin e gjumit te gratë
Studimi ka përfshirë vetëm gratë dhe ka kërkuar të përcaktojë nëse një kufizim i zgjatur ose i lehtë i gjumit (një reduktim prej pothuaj 1.5 orësh çdo natë) do të rrisë nivelet e glukozës dhe insulinës në gjak. Kërkuesit kanë rekrutuar për studimin 50 gra të moshave 20-75 vjeçe, të cilat kishin një ritëm gjumi të shëndetshëm (të paktën 7-9 orë çdo natë), nivele normale glukoze esëll, por paraqisnin rreziqe të larta të prekjes nga sëmundje kardiometabolike për shkak të mbipeshës apo obezitetit, nga sëmundje kardiovaskulare, histori familjare të prekjes nga diabeti i tipit 2, ose nga rritje të yndyrave në gjak. Për të formuar një linjë bazë për studimin, gratë kanë vendosur sensorë në pulse për të regjistruar gjumin dhe përcaktimin e formave të gjumit të tyre tipik për dy javë dhe kanë mbajtur të dhëna mbi gjumin e natës. Më pas, gratë kanë kaluar dy faza studimi për gjashtë javë në rend rastësor. Njëra, në të cilën kanë vazhduar të ndjekin format e tyre të një gjumi të shëndetshëm dhe tjetra, në të cilën gjumi u kufizua. Në fillim dhe në fund të çdo faze studimi, pjesëmarrësit kanë kryer një test tolerance ndaj glukozës orale me qëllim matjen e niveleve të glukozës dhe insulinës në gjak dhe rezonancë magnetike për matjen e përbërjes trupore.

Mungesa e gjumit rrit rezistencën ndaj insulinës nga 14.8% deri në 20%
Kërkuesit kanë zbuluar se kufizimi i gjumit me 6.2 orë ose më pak çdo natë për gjashtë javë ka shtuar me 14.8% rezistencën ndaj insulinës, si për gratë para menopauzës, ashtu edhe për ato pas saj, me efekte më të rënda (deri në 20%) te gratë në post-menopauzë. Te gratë para menopauzës, kanë zbuluar se nivelet e insulinës esëll rriteshin duke iu përgjigjur kufizimit të gjumit, ndërsa nivelet e insulinës dhe glukozës esëll  prireshin të rriteshin te gratë në post-menopauzë. "Po vëmë re se nevojitet më shumë insulinë për të normalizuar nivelet e glukozës te gratë në kushte kufizimi të gjumit dhe nëse kjo ruhet në kohë, me shumë mundësi një gjumë i pamjaftueshëm dhe i zgjatur tek individët me prediabet mund të shpejtojë avancimin drejt diabetit të tipit 2", pohon Marie-Pierre St-Onge, autore kryesore e studimit.

Gjumi i duhur redukton rrezikun në nivele minimale
Kërkuesit kanë shqyrtuar gjithashtu nëse ndryshimet në peshë trupore shpjegojnë ndryshimet e vëzhguara në nivelet e insulinës dhe glukozës, për aq kohë sa individët priren të hanë më shumë në gjendjet e kufizimit të gjumit.
Megjithatë, ata kanë zbuluar se efektet e rezistencës ndaj insulinës, në pjesën më të madhe, nuk vareshin nga ndryshimet e peshës trupore dhe sapo gratë rifilluan të flenë 7-9 orë gjatë natës, nivelet e insulinës dhe glukozës u kthyen në normalitet. Ky studim sjell informacione të reja rreth efekteve që kanë mbi shëndetin, edhe mungesat e lehta të gjumit te gratë në të gjitha fazat e moshës madhore dhe me prejardhje dhe etni të ndryshme. Kërkuesit kanë planifikuar studime të mëtejshme për të kuptuar më mirë se si ndikon mungesa e gjumit në metabolizmin e burrave dhe grave, si dhe për të eksploruar ndërhyrjet në gjumë si një mjet për parandalimin e diabetit të tipit 2.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC