Farmaci

maj162024

Infeksionet e traktit urinar. Efikasiteti i vaksinës që merret nën gjuhë

Në tablonë e mjekësisë bashkëkohore, në të cilën rezistenca ndaj antibiotikëve përbën kërcënimin gjithnjë e më urgjent, çdo zbulim që mund të kufizojë përdorimin e tepërt të këtyre barnave është thelbësor. Në këtë kontekst, në një studim afatgjatë të kontrollit të ecurisë, është zbuluar një qasje novatore përmes përdorimit të një vaksine orale, duke krijuar perspektiva të reja në fushën e parandalimit dhe trajtimit të infeksioneve të traktit urinar (UTI).

UTI-të janë një problem mjaft i përhapur, që prekin një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, duke mbizotëruar më shumë te gratë. Këto infeksione mund të shkaktojnë shqetësime të dukshme fizike dhe komplikacione të rënda nëse nuk trajtohen siç duhet.

Vaksina parandalon infeksionet urinare të përsëritura deri në moshën 9-vjeçare
Vaksina MV140 rezulton premtuese në përballimin e kësaj sfide. Rezultatet e një studimi të kontrollit të ecurisë, të kryer në një spital në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë se më shumë se 50% e pjesëmarrësve nuk zhvilluan më UTI për 9 vjet pas administrimit të vaksinës, duke demonstruar një efikasitet afatgjatë.

Vaskina është e sigurt dhe tolerohet mirë nga pacientët
Procesi i administrimit të vaksinës është i thjeshtë dhe i volitshëm, me dy pika nën gjuhë çdo ditë për tre muaj. Kjo mënyrë administrimi e bën vaksinën më të aksesueshme dhe të tolerueshme nga pacientët, duke ofruar një zgjidhje praktike për parandalimin e UTI-ve të përsëritura. Për më tepër, mungesa e efekteve anësore të dukshme gjatë periudhës së kontrollit të ecurisë, konfirmon sigurinë e vaksinës, element thelbësor duke marrë parasysh përhapjen e mundshme në një shkallë të gjerë.

Kontributi në luftën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve
Reduktimi i përdorimit të antibiotikëve, i lidhur me parandalimin e UTI-ve përmes vaksinës MV140 mund të kontribuojë ndjeshëm në luftën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve dhe të përmirësojë menaxhimin e përgjithshëm të infeksioneve të traktit urinar.

Eksperti i urologjisë, Gernot Bonkat, thekson rëndësinë e të qenit pragmatikë në qasjen ndaj kësaj perspektive të re terapeutike. Edhe pse vaksina MV140 ofron një potencial të konsiderueshëm në parandalimin e UTI-ve, është shumë e rëndësishme të kryhen studime të mëtejshme për konfirmimin dhe  optimizimin e përfitimeve klinike të saj dhe për vlerësimin e efikasitetit në pacientë të ndryshëm. Me studime të mëtejshme dhe një përhapje më të madhe, kjo vaksinë mund të shkaktojë revolucion në mënyrën se si i bërballojmë dhe trajtojmë infeksionet e traktit urinar, duke sjellë përmirësime të dukshme në shëndetin dhe cilësinë e jetës së pacientëve.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC